AMBASADA E SHBA-ës SHPREHU SHQETËSIM LIDHUR ME VENDIMIN E KUVENDIT TË RSH-së PËR TË SHPËRFILLUR NJË VENDIM TË GJYKATËS KUSHTETUESE NË LIDHJE ME MANDATIN E DEPUTETES OLTA XHAÇKA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 13, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vendimin e fundit të Kuvendit të RSh-së për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke mos dërguar në GJK mandatin e Olta Xhaçkës.
Ky shqetësim është ndarë gjithashtu nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, i cili, e ka vlerësuar këtë veprim si një cënim të rëndësishëm të ndarjes së pushteteve dhe të funksionimit të sistemit demokratik.
Ambasada e SHBA-ës nënvizoi se qeveria dhe institucionet përkatëse duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe Kushtetutën.
“Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Siç vërejti kohët e fundit Kryetarja e Parlamentit, marrja e hapave të nevojshme për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është përgjegjësi qendrore e Parlamentit dhe është gjithashtu jetike për ndarjen e pushteteve.
Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën - të gjitha të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon”, thuhet në reagimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments