AMBASADORI I BASHKIMIT EUROPIAN NË SHQIPËRI SILVIO GONXATO (GONZATO): EMIGRIMI MASIV I SHQIPTARVE LIDHET ME CILËSINË E ARSIMIT + SISTEMIN SHËNDETËSOR + KORRUPSIONIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 13, 2024
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonxato (Gonzato) i dha një shuplakë të fortë qeverisë “Rama”, teksa ka theksuar se emigrimi masiv i shqiptarëve ka tre arsye kryesore, cilësia e arsimit, sistemi shëndetësor dhe besimi tek institucionet.
“Shqipëria ka nevojë për njerëz të aftë, njerëz profesionistë që mund ta ndihmojnë atë të bëjë përparim me reformat dhe gjithçka që duhet bërë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Njerëzit do të thonë, epo, ju e dini, nuk ka punë mjaftueshëm, apo punët nuk janë shumë të kualifikuara.
Unë e shoh ndryshe. Mendoj se problem është arsimi. Cilësia e arsimit në Shqipëri duhet të përmirësohet.
Kjo është arsyeja pse së fundmi ne kemi përmirësuar programin Erasmus”, tha ambasadori Gonxato në një emision televiziv.
“Gjëja tjetër është që unë mendoj se edhe sistemi shëndetësor duhet të përmirësohet, sepse për disa njerëz është gjithashtu shqetësim që nuk marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore, siç do t’i merrnin në vende të tjera evropiane”, shtoi ambasadori Gonxato.
“Dhe gjëja e tretë, që mendoj se është edhe më e rëndësishme, është besimi, besimi tek institucionet.
Dhe këtu hyn në lojë i gjithë elementi i shtetit ligjor. Nuk është rastësi që në Planin e Reformave dhe Rritjes, e dini, plani që kemi nisur tani për të nxitur realisht rritjen ekonomike në Shqipëri, një nga shtyllat ka të bëjë konkretisht me shtetin ligjor, sepse investitorët nuk do të vijnë në Shqipëri nëse nuk kanë besim se i gjithë sistemi është i drejtë, se interesat dhe të drejtat e tyre do të mbrohen, se nuk ka korrupsion e kështu me radhë.
Është e njëjta gjë me të rinjtë. Unë kam kaluar shumë kohë në 12 muajt e fundit me të rinjtë, sepse mendoj se, në fund të fundit, është e ardhmja e tyre.
Unë jam i vjetër, por mendoj se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është për ta.
Dhe kështu po ju thosha, a nuk jeni të emocionuar që kjo është koha kur të rinjtë mund të luajnë vërtet një rol në një vend?
E dini, në Itali kam ndier gjithmonë se të moshuarit kishin gjithmonë rolet më të rëndësishme.
Unë isha gjithmonë shumë i ri për të bërë diçka. Por këtu, nuk mendoj kështu. Dhe ata thoshin, jo, nuk kam besim te sistemi, ju e dini, po nuk njohe njerëz, nuk gjen punë, nuk e merr pozicionin.
Pra, ne duhet të rikthejmë tek ata besimin se nëse janë të aftë, nëse kanë arsimin e duhur, nëse janë të përkushtuar dhe të motivuar, do të bëjnë karrierë dhe do të përmbushin ambiciet e tyre.
Ky është, mendoj, elementi më i rëndësishëm për t'i mbajtur njerëzit këtu”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments