AMBASADORI I BASHKIMIT EVROPIAN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË SILVIO GONXATO (GONZATO): NUK HYET NË BASHKIMIN EUROPIAN ME GRA TË NËPËRKËMBURA | FUQIZIMI I GRAVE ËSHTË PROCESS JETIK PËR SHQIPËRINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 18, 2024
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonxato (Gonzato) foli sot në një takim me gratë dhe tha se angazhimi për barazinë gjinore dhe fuqizimi i tyre në rolet vendimmarrëse janë procese jetike për vendin dhe rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Bashkimi Europian mbetet i vendosur në angazhimin e tij për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave si shtylla të rëndësishme të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Sigurimi i mundësive të barabarta për gratë, veçanërisht në politikë dhe vendimmarrje, është thelbësor për përparimin dhe prosperitetin e vendit dhe për një shoqëri kohezive ku gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë në të gjithë diversitetin e tyre mund të përmbushin aspiratat e tyre”, tha ambasadori Gonxato (Gonzato).
“Fuqizimi i grave dhe rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, jo vetëm që janë të ndërlidhura, por janë jetike për progresin, stabilitetin dhe prosperitetin e ardhshëm të Shqipërisë. Arsimi, kujdesi shëndetësor dhe pjesëmarrja politike janë vetëm disa fusha ku përfshirja e grave mund të bëjë një ndryshim transformues”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments