top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMBASADORI IZRAELIT NË OKB DENI (DANNY) DANON MBËSHTET PLANIN E PRESIDENTIT AMERIKAN TRAMP (TRUMP) PËR RRIPIN E GAZËS POR BESON SE PALESTINEZËT NUK DUHET TË DETYROHEN TË LARGOHEN PA PËLQIMIN E TYRE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jorku i Ri, Amerikë | Ambasadori izraelit në OKB, Deni (Danny) Danon, mbështet planin e presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) për Rripin e Gazës, por beson se palestinezët nuk duhet të detyrohen të largohen pa pëlqimin e tyre.

 

Mendoj se të gjithë jemi dakord që duhet të kërkohet pëlqimi i njerëzve për t'u larguar nga ata që jetojnë dhe pëlqimi i vendeve të tjera për t'i marrë ato”, tha z. Danon për rrjetin televiziv CNN.

 

Presidenti Tramp (Trump) thjesht dëshiron që palestinezët të largohen përkohësisht derisa Gaza të rindërtohet”, tha sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio gjatë një vizite në Guatemalë.

 

Ideja e diskutueshme e Trump nuk kishte për qëllim të ishte armiqësore. Mendoj se ishte një veprim shumë bujar oferta për të rindërtuar dhe për të qenë përgjegjës për rindërtimin”, tha sekretari Rubio.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres do të paralajmërojë të hënën kundër spastrimit etnik në Gaza”, tha zëdhënësi i tij Stephane Dujarric pasi presidenti i SHBA Danlld Tramp (Donald Trump) sugjeroi se palestinezët mund të dëboheshin nga Rripi i Gazës.

 

Sekretari i Përgjithshëm do të thotë se në kërkimin e zgjidhjeve nuk duhet ta përkeqësojmë problemin.

 

Është thelbësore që t'i qëndrojmë besnikë bazave të së drejtës ndërkombëtare. Është thelbësore që të shmangim çdo formë spastrimi etnik. Dhe sigurisht ai do të ripohojë zgjidhjen me dy shtete”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Guterres.

 

Izraeli do të ndjekë vendimin e SHBA-së dhe do të tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së (UNHRG).

 

Plani im për Gazën i kënaq të gjithë”, tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në Shtëpinë e Bardhë.

 

Presidenti amerikan këmbënguli se të gjithëve u pëlqen propozimi i tij që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Rripit të Gazës, pavarësisht një refuzimi të fuqishëm nga palestinezët, liderët e Lindjes së Mesme dhe qeveritë në mbarë botën.

 

Të gjithë e pëlqejnë atë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page