AMBASADORJA AMERIKANE NË UKRAINË BRIXHET (BRIDGET) BRINK DHA DORËHEQJE | DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT E KONFIRMOI AKTIN E DORËHEQJES.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 10
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Ambasadorja e ShBA-ës në Ukrainë, Brixhet (Bridget) Brink dha dorëheqje nga funksioni i saj.
Lajmi, i parashikuar nga disa media, u konfirmua nga zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Temi Brus (Tammy Bruce), në një konferencë për shtyp.
Znj. Brink u propozua për këtë post nga ish-presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden) dhe ka shërbyer si ambasadore në Kiev që nga muaji maj i vitit 2022.
“Ne i urojmë asaj mirë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit.
Sipas burimeve të informuara, ka qenë vendim i ambasadores.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments