top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKA LATINE MUND TË NXISË RRITJEN EKONOMIKE DUKE REDUKTUAR KRIMIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 31, 2023
  • 3 min read

Nga z. Rafael Makado (Machado) Parente, dhe z. Rodrigo Valdes.

Uashington, Amerikë | Krimi dhe dhuna kanë qenë prej kohësh një shqetësim kryesor për familjet në të gjithë Amerikën Latine, dhe në Karaibe.

Rajoni përbën gati gjysmën e viktimave të vrasjeve të qëllimshme në botë, pavarësisht se përfaqëson pak më shumë se 8% të popullsisë globale, tregojnë të dhënat e Kombeve të Bashkuara.

Shkalla mesatare e vrasjeve në rajon është 10 herë më e lartë se ajo e tregjeve të tjera në zhvillim, dhe ekonomive në zhvillim, dhe dy herë më e lartë se Afrika Sub-Sahariane. Brenda rajonit, Amerika Qendrore shquhet si nënrajoni më i dhunshëm.

Pasiguria gjithashtu është përkeqësuar me kalimin e kohës, veçanërisht në disa pjesë të rajonit.

Për shembull, Amerika Qendrore dhe Karaibet kanë përjetuar rritje vjetore të shkallës së vrasjeve prej rreth 4%, në dy dekadat e fundit.

Krimi ndikon drejtpërdrejt në jetën e miliona njerëzve, dhe imponon kosto të mëdha sociale. Për shkak se ekziston një ndërveprim delikat midis aktivitetit ekonomik dhe krimit, përcaktimi i efekteve shkakësore nuk është i lehtë.

Më shumë aktivitet ekonomik do të reduktojë krimin, por, më pak krim do të nxiste aktivitetin ekonomik. Një faktor tjetër, siç është fuqia e sundimit të ligjit, do të ndikojë gjithashtu të dyja.

Studimi ynë i fundit, tregon se rritja e shkallës së vrasjeve, ul ndjeshëm rritjen ekonomike.

Në Amerikën Latine, një rritje prej 30% në normat e vrasjeve (e barazvlefshme me një devijim standard historik 1%) vlerësohet të reduktojë rritjen me 0.14 pikë përqindjeje.

Ne bazojmë në punën e mëparshme të FMN-së në Amerikën Qendrore, në Panama, dhe në Republikën Domenikane duke përdorur të dhëna për dëbimet kriminale nga SHBA, për të zbuluar efektin shkakësor të krimit, në aktivitetin ekonomik.

Studimi ynë nxjerr në pah kanalet e ndryshme përmes të cilave pasiguria ndikon në rritjen ekonomike.

Vlerësimet tregojnë se krimi pengon grumbullimin (akumulimin) e kapitalit, duke penguar investitorët që kanë frikë nga vjedhja dhe nga dhuna, dhe ul produktivitetin, pasi ka të ngjarë të devijojë burimet drejt investimeve më pak produktive, si siguria në shtëpi.

Përfitimet e reduktimit të dhunës mund të jenë thelbësore. Sipas studimit, ulja e nivelit të krimit në Amerikën Latine, në mesataren botërore, do të rriste rritjen vjetore ekonomike të rajonit me 0.5 pikë përqindjeje, rreth një e treta e rritjes së Amerikës Latine, midis viteve 2017-2019.

Për më tepër, përballja me pasigurinë aty ku është më e përhapur, duket se ka përfitimet më të mëdha.

Për shembull, mbyllja e plotë e hendekut të krimit, në vendet me shkallën më të lartë të vrasjeve, mund të rrisë rritjen e tyre të prodhimit të brendshëm bruto, me rreth 0.8 pikë përqindjeje.

SHPENZIME MË TË ZGJUARA NË SIGURI.

Qeveritë në Amerikën Latine tashmë po ndajnë një pjesë të konsiderueshme të burimeve të tyre për rendin dhe sigurinë publike.

Nuk është për t'u habitur që shpenzime më të larta ndodhin në vendet me shkallë më të lartë të krimit - vende si El Salvadori dhe Xhamajka, tashmë shpenzojnë më shumë se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të tyre, për këtë çështje.

Ndërsa ky shpenzim i konsiderueshëm mund të jetë i nevojshëm për të zbutur dhe parandaluar krimin, ai gjithashtu sugjeron që zbatimi i strategjive më efektive, mund të çlirojë burime të konsiderueshme, për prioritetet e tjera të shpenzimeve.

Platforma e bazuar në prova të IADB-së, për Siguri dhe Drejtësi, është një burim i vlefshëm, për prova shkencore mbi efektivitetin e zgjidhjeve ekzistuese, të sigurisë dhe drejtësisë.

Platforma thekson, për shembull, se ka pak prova që teknologjitë e njohjes së targave të automjeteve reduktojnë dhunën e lidhur me transportin, ndërsa taksat e alkoolit dhe politikat e çmimit, janë gjetur se reduktojnë në mënyrë efektive dhunën në disa raste.

Krimi është një çështje ekonomike, dhe sociale, me pasoja të gjera, dhe një shumëllojshmëri rrënjësh të ndërthurura.

Nëse qeveritë në rajon do të ishin në gjendje t'i jepnin përparësi strategjive më efektive të luftimit të krimit, këto jo vetëm që do të rrisnin sigurinë publike, por, edhe do të përmirësonin potencialin ekonomik të rajonit.

Kjo nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet politikëbërësve, institucioneve financiare ndërkombëtare, botës akademike, organizatave joqeveritare, dhe sektorit privat, për të gjetur mënyra, për t'u përballur me këtë pengesë të rëndësishme të rritjes në rajon.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page