AMERIKANËT U RIKËTHYHEN SËRISH NË SPAK DHE NË GJKKO: U DHANË FUND MASHTRIMEVE TË KLASËS POLITIKE SUNDUESE SE AMERIKA BRAKTISI SPAK-un + GJKKO-në | POLITIKANËVE TË KORRUPTUAR PO U DRIDHEN LEQET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 26
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Përfaqësues amerikanë të OPDAT-it janë rikthyer sërish në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO).
Ata u panë në ambientet e dy institucioneve të drejtësisë. Ata do të kenë rol të ndihmojnë gjatë zhvillimit të hetimeve paraprake që kryen SPAKU-u.
Ata u larguan në fillim të muajit shkurt të vitit 2025 pas urdhrit ekzekutiv të presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump).
Ata u rikëthyhen për të vazhduar mbështetjen dhe asistencën e nevojshme për SPAK-un.
Bash nga krijimi i saj, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfituar mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, kanë kontribuar nëpërmjet disa misioneve, si:
1- OPDAT (Oficeri i Ndihmës për Trajnimin dhe Asistencën në Prokurori).
2- ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Trajnimit për Çështje të Krimit).
3- DEA (Agjencia për Luftën kundër Drogës).
4- FBI (Byroja Federale e Hetimeve).
Mbështetje e cila ka rezultuar tejet e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ekzpertiza e ofruar nga OPDAT-i ka qenë e zgjeruar duke përfshirë institucionet e drejtësisë së posaçme penale, por edhe ndaj Policisë së Shtetit dhe ndaj Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários