AMERIKË: APPLE PËRGATIT KUFIZIME TË REJA PËR ATA QË SHKARKOJNË APLIKACIONE JASHTË APP STORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 24, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Gjiganti dixhital amerikan Apple synon të prezantojë kosto të reja, dhe kufizime të reja, për pronarët e iPhone, që vendosin të shkarkojnë aplikacione, pa përdorur App Store.
Këtë e ka bërë të ditur sot gazeta amerikane “Wall Street Journal”, sipas së cilës, plani është përgatitur në përgjigje të rregullores së re të Bashkimit Europian, e cila, do t’i lejojë përdoruesit të përdorin softuerin, për herë të parë në iPhone, për të shkarkuar aplikacione jashtë ekosistemit të Apple.
Akti i Tregjeve Dixhitale (DMA) në fakt do të hyjë në fuqi më 7 mars 2024, dhe kompani të ndryshme në këtë sektor po përgatiten për të lejuar përdoruesit europianë të shkarkojnë aplikacione drejtpërdrejt nga platformat e tyre (ky është rasti, për shembull, i Facebook dhe Spotify).
Apple, e cila ka mbrojtur gjithmonë sistemin e saj të mbyllur (i domosdoshëm sipas Kupertinos për të mbajtur iPhone të sigurt nga rreziku i kontraktimit të viruseve), prandaj po përcakton një plan të ri, për të mbajtur një mbikëqyrje të rreptë ndaj aplikacioneve të shkarkuara jashtë App Store: sipas burimeve të cituara nga “WSJ”, kompania po mendon edhe të “taksojë” zhvilluesit që lejojnë të ashtuquajturin “sideloading”.
Ky është - saktëson gazeta - një plan që ende nuk është bërë i ditur, dhe që mund të jetë subjekt i ndryshimeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments