top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKË: JORKU I RI NDALON PËRDORIMIN E “TIK-TOK” NË PAJISJET QEVERITARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 19, 2023
  • 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Qyteti i Nju Jorkut ka ndjekur trendin e agjencive dhe shteteve federale në SHBA, duke ndaluar përdorimin e rrjetit shoqëror virtual “TikTok” në pajisjet në pronësi të qeverisë për shkak të cënimit së sigurisë. Zyrtarët e qytetit kanë deklaruar se aplikacioni duhet të hiqet nga të gjitha pajisjet qeveritare brenda 30 ditëve, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të sigurt të mediave sociale. Komanda Kibernetike e qytetit, përgjegjëse për mbrojtjen e rrjeteve teknike, zbuloi se “TikTok” përbënte një rrezik sigurie. Pas njoftimit, llogaritë e qeverisë së qytetit në “TikTok” kanë ndaluar së postuari. Ky veprim i bën jehonë ndalimeve të ngjashme në Kanada, Zelandën e Re, Montana dhe Maryland, duke reflektuar shqetësime mbi shkeljet e mundshme të të dhënave. TikTok pohon pavarësinë e tij dhe mbrojtjen e të dhënave.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page