AMERIKË: KLONOHET NJË MËZ NGA ADN-ja E RUAJTUR NË FRIGORIFER PËR 42-VJET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 1, 2023
- 1 min read

Shën Diego, Amerikë | Parku Safari Zoo Shën Diego (San Diego), pati një ngjarje të veçantë, sepse në botë erdhi një mëz kali Przewaski, i cili, në fakt është një klon i krijuar nga ADN-ja e një hamshori, e cila u ruajt për 42 vjet, në Bankën e Biodiversitetit të Kafshëve të Egra. Fatkeqësisht, kuajt e racës Przewaski janë në rrezik të zhdukjes. Mëzi i porsalindur është pjesë e një programi mbarështimi që synon rritjen e diversitetit gjenetik të kësaj specie të rrallë, dhe lindi nga një nënë surrogate (mushkë). Deri në vitin 1994, ky lloj kali konsiderohej i zhdukur. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments