top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKË: KONSULLATA KINEZE E MISTEREVE | ÇFARË PO NDODH NË SHËN FRANÇESK?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 31, 2023
  • 4 min read

Nga z. Federico Giuliani. Shën Françesk, Kaliforni, Amerikë | Është një ndërtesë e bardhë, në formë kutie, e vendosur në rrugën Laguna me nr. 1450 (1450 Laguna Street).


Është e pamundur të mos e njohësh: stema dhe flamuri i Republikës Popullore të Kinës bien në sy mbi tarracën e vogël me pamje nga dera e hyrjes.


Jemi në Shën Françesk (San Francisko), në Shtetet e Bashkuara, pikërisht në shtetin e Kalifornisë, dhe Konsullata Kineze e këtij megalopoli ka përfunduar sërish në qendër të një lajmi misterioz.


9 tetorin e kaluar, rreth orës 15:00, të një pasditeje normale të së hënës, një makinë u përplas me zyrën e vizave të selisë diplomatike të Pekinit.


Policia ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe u gjend përballë një skene surreale: një makinë, një Honda Civic blu, sapo ishte përplasur në atriumin e konsullatës.


Më pas oficerët qëlluan drejtuesin e mjetit, i cili, ishte i armatosur, përpara se ta arrestonin, dhe ta dërgonin në një spital aty pranë, ku ai vdiq.


Në momentin e sulmit, në dhomën e pritjes së zyrës së vizave ndodheshin rreth 20 persona.


Dëshmitarët e cilësuan autorin e aktit të çmendur si një tridhjetë vjeçar. “Ky djalë del nga makina duke pyetur me zë të lartë: Ku është CCP (shkurtesa për Partinë Komuniste Kineze)”, tha një nga të pranishmit, për entin mdiatik San Francisco Standard.

SULMI NË KONSULLATËN KINEZE.

Shoferi, pasi është përplasur me makinën e tij në hollin e sallës së vizave, ka tentuar të rikthehet në autmjet.


Në atë moment, personeli i sigurisë dyshohet se e ndaloi atë, duke lejuar persona të tjerë të largoheshin nga ndërtesa, ndërsa prisnin të mbërrinte policia.


Pse dikush do të nisë një sulm të tillë, ndaj konsullatës kineze?


Selia diplomatike e Kinës në Shën Françesk (San Francisko) tha në një deklaratë se shoferi u përplas në një zonë ku trajtohen dokumentet konsullore, “duke paraqitur një kërcënim serioz për jetën dhe sigurinë e stafit dhe njerëzve në vend.


Ne e dënojmë ashpër këtë sulm të dhunshëm dhe rezervojmë të drejtën për të ndjekur përgjegjësinë në lidhje me incidentin”, vazhdoi konsullata.


Pas disa ditësh, autoritetet publikuan emrin e sulmuesit: Zhanyuan Yang, 31 vjeç, nga San Francisko, por jo motivin.


Sipas asaj që ka dalë deri më tani, z. Yang hyri në ndërtesën diplomatike kineze me një makinë të regjistruar për një person tjetër. Ai posedonte një palë thika dhe një hark.


Djali, me origjinë nga provinca kineze e Shandong-ut, kishte disa vite që jetonte në Shën Françesk (San Francisko), në një shtëpi në Inner Sunset, së bashku me të paktën një shok dhome.


Ky i fundit e cilësoi si një tip shumë të rezervuar.


Megjithatë, ai shtoi disa detaje shqetësuese: Z. Yang kishte një rezervë armësh zjarri kopje në dhomën e tij, së bashku me një libër mbi vrasjet politike, pesë armë të vërteta, si dhe një grumbull armësh të tjera sulmi, një dron dhe një thikë.


Policia e San Franciskos po punon me Departamentin Amerikan të Shtetit për t'i dhënë kontekst incidentit të çuditshëm.


Ishte një sulm i thjeshtë nga një qytetar i thjeshtë, apo e gjithë kjo çështje, është pjesë e diçkaje më delikate?


NDËRTIMI I MISTEREVE.

Episodi ndodhi disa javë përpara se Shën Françesku (San Francisko) të priste Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, ku lideri më i lartë i Kinës, Shi Xhinping (Xi Jinping), pritet dhe mund të takohet me Presidentin e SHBA Xhëu Baidn (Joe Biden).


Megjithatë, nuk e dimë nëse gjesti i z. Yang ishte i motivuar politikisht, apo nëse 31-vjeçari e nisi sulmin e tij për arsye të tjera.


Sigurisht që konsullata kineze në Shën Françesk (San Francisko) nuk është e panjohur për mistere të tilla.


Në vitin 2020, në mes të një lloj gjuetie për spiunët e dyshuar kinezë, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së paditi katër persona me nënshtetësi kineze, të akuzuar për fshehjen e lidhjeve të tyre me Pekinin.


Tre ishin arrestuar. E katërta quhejTang Juan, një studiuese kineze e akuzuar se kishte një vizë false, dhe fshehu lidhjet e saj me Ushtrinë Çlirimtare Popullore Kineze.


Ndërsa FBI ishte në gjurmët e znjsh. Tang, e përcaktuar nga SHBA si një studiuese ushtarake, dhe ndoshta një spiune, gruaja kishte gjetur strehim në Konsullatën Kineze në Shën Françesk (San Francisko).


Në rrethana të paqarta, pas disa javësh Departamenti Amerikan i Drejtësisë i lartpërmendur informoi se znjsh. Tang ishte arrestuar. Edhe me atë rast u përfshi Konsullata Kineze në Shën Françesk (San Francisko).


Baza operative kineze” në Kaliforni është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh vendndodhjen e saj, një hedhje guri nga Lugina e Silikonit (Silicon Valley), një parajsë për të gjitha risitë teknologjike, dhe kompanitë më të rëndësishme në këtë sektor.


Falë kësaj godine operative në “Frisco”, diplomatët kinezë janë në gjendje të menaxhojnë aktivitetet në këtë zonë shumë të pasur, për llogari të vendit të tyre.


Në vazhdën e tensioneve me Pekinin, SHBA beson se ka një fushatë të vazhdueshme të sponsorizuar nga qeveria kineze, për të vjedhur informacionin e kërkimit dhe zhvillimit nga universitetet amerikane.


Aktualisht nuk ka asnjë provë, por dyshimet e Uashingtonit rriten dita-ditës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page