AMERIKË: NISI GJYQI ANTITRUST KUNDËR KOMPANISË “META” | AVOKATËT E QEVERISË I SHPJEGUAN GJYQTARIT SE DO TË ISHTE E NEVOJSHME TË SHPËRBËHEJ KOMPANIA “META” PËR T'U DHËNË HAPËSIRA TREGTIE KONKURENTËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Gjyqi kundër kompanisë “Meta” ka nisur.
Avokatët e qeverisë i shpjeguan gjyqtarit se do të ishte e nevojshme të shpërbëhej kompania, e akuzuar se kishte monopolizuar ilegalisht tregun e mediave sociale me blerjet e Instagram dhe WhatsApp.
“Për më shumë se 100 vjet, politika amerikane ka këmbëngulur që kompanitë duhet të konkurrojnë nëse duan të kenë sukses. Arsyeja pse jemi këtu është sepse Meta e ka shkelur këtë”, tha avokati i Komisionit Federal të Tregtisë, Deniell Methesoun (Daniel Matheson).
Nëse qeveria fiton, ka të ngjarë të ketë një spinoff të Instagram dhe WhatsApp.
Gjyqi pritet të zgjasë dy muaj dhe do të shohë CEO e kompanisë “Meta” Mark Zakërberg (Zuckerberg) dhe ish-menaxheren Sherill Sendberg (Sheryl Sandberg) të marrin pjesë - ndoshta që në fillim të kësaj jave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments