AMERIKË: SYNOHET TË NDLOHET ME LIGJ PRODHIMI I ARMËVE TË PAGJURMUESHME TË ZJARRIT ME PRINETRA 3D .
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 20, 2023
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Një projekt-ligj i propozuar në asamblenë e shtetit të Jorkut të Ri (New York), kërkon të adresojë përhapjen e armëve fantazmë të printuara në 3D, duke detyruar kontrolle për blerësit e printerëve 3D.
I quajtur Bill A8132, dhe i prezantuar nga senatori i shtetit Xhenifër Rexhkamer (Jenifer Rajkumar), legjislacioni do të kërkojë kontrolle të personalitetit për këdo që blen një printer 3D, të aftë për të prodhuar armë zjarri ose komponentë.
Qëllimi është të kundërshtohet krijimi i armëve të zjarrit të pagjurmueshme, të cilat, janë bërë më të aksesueshme për shkak të teknologjisë së printimit 3D.
Ndërsa me qëllim të mirë, projektligji ka disa boshllëqe, dhe mund të përballet me sfida në zbatim dhe dallimet midis llojeve të ndryshme të printerëve 3D.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Opmerkingen