top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKË: U KRYE TRANSPLANTI I PARË I GJITHË SYRIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 11, 2023
  • 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Transplanti i parë i një syri të tërë, është kryer në Jorkun e Ri (Nju Jork).


Pacienti është një veteran ushtarak nga Arkansasi, i quajtur Erën Xheims (Aaron James), i cili, u operua nga mjeku Eduardo Rodriguez, kreu i ekipit që u mor me rastin.


Operacioni u krye 6 muaj më parë gjatë një transplanti të pjesshëm të fytyrës, dhe duket se ka shkuar mirë, siç raportohet në revistën shkencore amerikane Shaiëntefik Ëmerikë (Scientific America).


Mjeku Rodriguez tha se: “ky është një hap i madh përpara, dhe se është diçka për të cilën është menduar me shekuj, por asnjëherë nuk është bërë realitet.”


Operacioni zgjati 21 orë dhe kërkoi ndërhyrjen e 140 kirurgëve.


Pacientit Xheims (James), i ndodhi një aksident ndërsa punonte si punonjës i mirëmbajtjes elektrike në Oklahoma në muajin qershor, të vitit 2021.


Ai preku një tel të ndezur dhe u largua me djegie të rënda në anën e majtë të fytyrës, duke përfshirë syrin, hundën dhe buzët, si dhe dëmtime të shumta në krahun e tij të majtë, gjymtyrën e tij dominuese.


Për momentin, pavarësisht operacionit, ai nuk sheh, por shpreson që me kalimin e kohës t'i kthehet shikimi.


Për më tepër, operacioni krejtësisht inovativ që ai iu nënshtrua, mund të ndihmojë jashtë mase mjekësinë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page