top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKË: U SHPIK LAZERI QË PRODHON 1 MILION IMPULSE NË SEKONDË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 21, 2023
  • 1 min read

Parku Menlo, Kaliforni, Amerikë | Një lazer i përmirësuar me rreze X në Kaliforni, i njohur si LCLS-II, ka filluar së fundi funksionimin, duke u bërë lazeri më i fuqishëm me rreze X në mbarë botën. I vendosur në Menlo Park, Kaliforni, ky lazer mund të prodhojë një milion impulse të rrezeve X në sekondë, kur funksionon me kapacitet të plotë. Shkencëtarët janë të ngazëllyer për këtë zhvillim, pasi do t'u mundësojë atyre të krijojnë filma me shpejtësi të lartë të proceseve ultra të shpejta, duke përfshirë lëvizjet e elektroneve gjatë reaksioneve kimike, duke ofruar njohuri të paprecedentë në fusha të ndryshme shkencore, si fotosinteza, dhe materialet për sistemet kompjuterike. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page