top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMNESTY INTERNATIONAL BOTOI SOT RAPORTIN MBI ZGJEDHJET E MUAJIT TETOR TË MBAJTURA NË MOZAMBIK: POLICIA SHTIU ME ARMË ZJARRI MBI TURMAT | 400 TË VDEKUR GJATË PROTESTAVE PASZGJEDHORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read

Maputo, Mozambik | Policia e Mozambikut qëlloi drejtpërdrejt në turma gjatë protestave pas zgjedhjeve të tetorit të kaluar, duke vrarë rreth 400 njerëz”, tha Amnesty International, duke theksuar se askush nuk u mbajt përgjegjës.

 

Të paktën 388 njerëz vdiqën, sipas OJQ-së lokale Plataforma Decide, gjatë mosmarrëveshjes zgjedhore mbi zgjedhjet e tetorit, të fituara nga partia historike në pushtet dhe të shënuar nga parregullsi të shumta, sipas disa misioneve vëzhguese ndërkombëtare.

 

Videot tregojnë se në disa raste policia ka gjuajtur municione të drejtpërdrejta në turma ose në ajër si ‘të shtëna paralajmëruese’, që përbën një përdorim të paligjshëm të forcës dhe përdorim të papërshtatshëm të armëve të zjarrit”, tha Amnesty International në një raport të botuar sot.

 

Ai bazohet në rreth tridhjetë intervista me dëshmitarë dhe në rreth njëqind video apo foto të publikuara në rrjetet sociale virtuale në kulmin e demonstratave, grevave dhe bllokadave që paralizuan vendin deri në inaugurimin e presidentit Daniel Kapo (Chapo) në mesin e muajit janar.

 

Amnesty vëzhgoi përdorimin e armëve vdekjeprurëse, të tilla si pushkë dhe pistoleta, duke përfshirë ato të qëlluara nga automjetet në lëvizje”, tha OJQ-ja në raportin e saj prej 49 faqesh.

 

Armët e zjarrit nuk janë një mjet taktik i policisë që përdoret gjatë tubimeve publike”, theksoi ajo.

 

Përpara qetësisë së fundit të muajit mars, e shënuar nga shtrëngimi i duarve me presidentin e ri, kundërshtari kryesor, Venansio (Venancio) Mondlane, kishte ftuar mbështetësit e tij të kundërshtonin rezultatet zyrtare që i atribuonin atij 24% të votave, ndërsa ai pretendonte 53%.

 

Në dritën e këtij konteksti, OJQ-ja i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të sigurojë që të gjitha pretendimet për vrasje, lëndime trupore dhe ndalim arbitrar, ndërsa shkelësit penalë t'u nënshtrohen hetimeve penale të paanshme dhe të plota.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page