top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMNESTY INTERNATIONAL: KIRGISTANI ARRESTOI AKTIVISTEN RITA KARASARTOVA PA AKUZA PENALE ZYRTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read

Kirgistan | Kirgistani arrestoi të hënën pa akuza zyrtare mbrojtësen e njohur kirgize e të drejtave të njeriut, Rita Karasartova.

 

Amnesty International e denoncoi ndalimin si një shenjë alarmante të shtypjes (represionit) të thelluar.

 

Aktivistja e të drejtave të njeriut Gul'shaiyr Abdirasulova dhe media lokale raportuan se Departamenti Kryesor i Punëve të Brendshme të rajonit Çui (Chui) arrestoi dhe mori në pyetje znj. Karasartova pasi kreu një kontroll në shtëpinë e saj dhe konfiskoi disa dokumente.

 

Mediat lokale raportuan gjithashtu se autoritetet kryesore kanë nisur një hetim penal sipas nenit 278 të Kodit Penal, i cili ka të bëjë me trazirat masive.

 

Znj. Marie Struthers, drejtoresha e Amnesty International për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, deklaroi: “Autoritetet kirgistaneze duhet të ofrojnë menjëherë një bazë të qartë ligjore për ndalimin e Rita Karasartova, të sigurojnë që të drejtat e saj të respektohen plotësisht dhe ajo të ketë akses në kujdesin e duhur shëndetësor.

 

Nëse ajo ndalohet vetëm për ushtrim të së drejtës së saj për lirinë e shprehjes - siç duket të jetë rasti - ajo duhet të lirohet menjëherë dhe pa kushte”.

 

Në lidhje me këtë, znj. Karasartova ndau një letër nga Facebook më 14 prill.

 

Letra thuhet se ishte nga një aktivist kirgistanez, z. Tilekmat Kurenov, i cili, parashikoi arrestimin e saj për një krim që nuk e kishte kryer.

 

Grupi i të drejtave Freedom of Eurasia raportoi se z. Kurenov është zhdukur në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga 10 prilli.

 

Para këtij zhdukjeje, autoritetet Kirgistane e kishin arrestuar atë tre herë që nga muaji nëntor i vitit 2024 me akuza penale për posedim droge, mashtrim dhe shkelje të ligjit të migracionit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Grupi pohoi se autoritetet i sajuan këto akuza për të synuar aktivizmin e tij për transparencë dhe anti-korrupsion.

 

Znj. Rita ishte më parë në mesin e një grupi të grave mbrojtëse të të drejtave të njeriut, duke përfshirë Klara Sooronkulova, Gulnara Dzhurabayeva dhe Asya Sasykbayeva, të cilat u ndaluan për tetë muaj për kundërshtimin paqësor të transferimit të rezervuarit të ujit Kempir-Abad në Uzbekistan.

 

Në muajin nëntor të vitit 2022, gjatë paraburgimit të tyre, znj. Klara Sooronkulova dhe znj. Rita Karasartova organizuan një grevë urie për të protestuar për kushtet e tyre të paraburgimit.

 

Gjatë gjykimit më 10 qershor të vitit 2024, prokurori kërkoi dënim me 20 vjet burg për të katër gratë mbrojtëse të të drejtave të njeriut.

 

Megjithatë, më 14 qershor 2024, Gjykata e Qarkut Pervomaiski (Pervomaisky) në Bishkek i liroi plotësisht ata.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


댓글

별점 5점 중 0점을 주었습니다.
등록된 평점 없음

평점 추가
bottom of page