ANIJA AMERIGO VESPUÇI (VESPUCCI) MBËRRITI NË DURRËS; U PRIT NGA AMBASADORI ITALIAN NË TIRANË MARKO (MARCO) ALBERTI; SOT NË DURRËS PRITET TË MBËRRIJË EDHE MINISTRI I MBROJTJES GUIDO KORSETO (CROSETTO).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 8
- 1 min read

Durrës, Shqipëri | Anija italiane Amerigo Vespuçi (Vespucci) ka mbërritur në Durrës, ndalesa e parë e huaj në turneun mesdhetar, faza përfundimtare e lundrimit rreth botës që filloi më 1 korrik të vitit 2023 nga Xhenovë (Genova).
Anija stërvitore e Marinës u mirëprit nga ambasadori italian në Tiranë, Marko (Marco) Alberti.
Sot në Durrës pritet të mbërrijë edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Korseto (Crosetto), ku do të ketë një takim dypalësh në bord me homologun e tij shqiptar.
Pritet edhe prezenca e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Nesër, megjithatë, anija me vela do të presë prezantimin e “Giro d'Italia 2025” që këtë vit do të nisë nga Shqipëria.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários