top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ANIJA E INTELIGJENCËS IRANIANE U MBYT NË DETIN ARABIK.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Teheran, Iran | Raporte të pakonfirmuara thonë se një anije iraniane e inteligjencës që lundronte në Detin Arabik, drejt ngushticës Bab al-Mandab, u godit dhe u fundos mbrëmë.

 

Nëse ky informacion konfirmohet, do të ishte një veprim i drejtpërdrejtë kundër Iranit. Raporton enti mediatik “Ynet”.

 

Një dron i madh spiun i SHBA-së që po fluturonte pranë hapësirës ajrore iraniane është larguar nga vendi pasi u pikas nga avionët luftarakë F-14 të Forcave Ajrore të Teheranit dhe dronët e tij të zbulimit”, tha Forcat Ajrore të hënën vonë, raportoi Nournews.

 

Forcat e armatosura të Iranit mbeten në gatishmëri të lartë, të gatshme për mbrojtje të plotë dhe një kundërsulm të ashpër kundër interesave të armikut në Lindjen e Mesme”, tha Forcat Ajrore.

 

Nga ana e saj, forca ajrore e Gardës Revolucionare paralajmëroi kundër çdo provokimi dhe tha se Irani do të asgjësonte çdo avion që hynte në hapësirën e tij ajrore.

 

Irani i kushton rëndësi të madhe vazhdimit të konsultimeve trepalëshe midis Iranit, Rusisë dhe Kinës për zhvillimet ndërkombëtare, për të garantuar interesat e përbashkëta dhe për të ruajtur sundimin e ligjit në nivel ndërkombëtar”, tha ministri i jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi) gjatë një takimi me zëvendësministrin e jashtëm rus Aleksandër (Alexander) Grushko.

 

Ministri Aragçi (Araghchi) përshëndeti takimin e së premtes së zëvendësministrave të jashtëm të tre vendeve në Pekin, i cili, theksoi nevojën për heqjen e sanksioneve kundër Iranit dhe bëri thirrje për masa diplomatike për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page