top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ANIJA KOZMIKE RUSE LUNA-25 SHPËRTHEU PAK PARA SE TË ULEJ NË SIPËRFAQEN E HËNËS | DËSHTIM TOTAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 21, 2023
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Sonda ruse, e para e nisur në Hënë që nga viti 1976, pësoi një përplasje përpara se të ulej në tokën (hënore) për shkak të një aksidenti. Kjo ngjarje u njoftua nga agjencia hapësinore Roscosmos, me një deklaratë për shtyp, duke shpjeguar se pas “një impulsi të dhënë për të formuar orbitën e saj eliptike përpara uljes në Hënë rreth orës 14:57 (11:57 GMT), komunikimi me Luna-25 u ndërpre të shtunën”. Roscosmos shtoi se arsyet e aksidentit do të hetohen nga një “komision ndërministror”. Për momentin, problemi teknik nuk kishte asnjë shpjegim: “Një situatë emergjente ndodhi në bordin e stacionit automatik (hënor), i cili nuk lejoi që manovra të kryhej me parametrat e specifikuar”, tha agjencia. Luna-25 ishte nisur natën midis 10 dhe 11 gushtit nga Lindja e Largët Ruse për të hyrë më pas me sukses në orbitën hënore të mërkurën e kaluar. Zbarkimi ishte planifikuar për nesër më 22 gusht, në Polin e Jugut hënor: misioni duhet të kishte zgjatur një vit, dhe do të kishte për qëllim mbledhjen dhe analizimin e mostrave të tokës hënore. Kreu i agjencisë ruse të hapësirës, ​​Juri Borizov (Yuri Borisov), e kishte quajtur misionin “të rrezikshëm”. Pavarësisht kësaj, ishte pjesë e programit hapësinor rus të mbështetur nga presidenti Vladimir Putin, para të cilit vetë z. Borisov tha qershorin e kaluar se “probabiliteti i suksesit të misioneve të tilla vlerësohet në rreth 70%”. Ndërkohë, Hëna duket se është fushëbeteja e re e superfuqive botërore dhe më gjerë: shumë kompani private, në fakt, kanë shfaqur interes dhe ambicie ndaj saj. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page