top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ANIJA LIBRA MBËRRITI NË SHËN GJIN ME 40 EMIGRANTË NË BORD; DO TË TRANSFEREN NË GJADËR | KOHËZGJATJA MAKSIMALE E QËNDRIMIT DO TË JETË 18 MUAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 11
  • 1 min read

Shën Gjin, Lezhë, Shqipëri | 40 emigrantë mbërritën në portin e Shën Gjinit. Ata do të akomodohen përkohësisht në qendrën e Gjadrit.

 

Emigrantët janë transportuar në portin e Shën Gjinit me anijen e marinës italiane Libra dhe pritet të transferohen direkt në qendrën e Gjadrit, ndërsa procedurat e identifikimit kanë përfunduar në Itali.

 

Kohëzgjatja maksimale e qëndrimit në qendër do të jetë 18 muaj.

 

Ndërkohë, qeveria italiane nuk ka ndryshuar qëllimin e qendrës, por synon ta përdorë atë edhe për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit.

 

Emigrantët të cilëve u është refuzuar mbrojtja ndërkombëtare (azili) do të mbahen në Gjadër deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të përgjigjen dhe të bien dakord për riatdhesimin e tyre.

 

Qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shën Gjin janë ndërtuar në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe protokollit për menaxhimin e flukseve migratore të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page