ANTALIA: PRESIDENTI ERDOGAN DEKLAROI SE IZRAELI DËSHIRON TË SHKATËRROJË REVOLUCIONIN E SIRISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 1 min read

Antalia, Turqi | Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin se dëshiron të shkatërrojë qeverinë e re të formuar në Siri pas rënies së diktatorit Bashar al-Asad.
“Duke nxitur përkatësitë etnike dhe fetare në Siri dhe duke nxitur pakicat kundër qeverisë, ata po përpiqen të minojnë revolucionin e 8 dhjetorit”, tha presidenti Erdogan në ceremoninë e hapjes së forumit diplomatik në Antalia, ndërsa në audiencë ishte Ahmed Sharaa (Al Jolani), presidenti i vetëshpallur sirian, në vizitën e tij të dytë në Turqi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments