APELI I GJYKATËS SË POSAÇME (GJKKO) LA NË FUQI MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË BURG” PËR SAFET BAJRIN + BEHAR BAJRIN + ASTMER BILALIN | AKUZOHEN PËR VRASJEN E FATBARDH LICIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 20
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) la në fuqi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” për:
1- Z. Safet Bajri.
2- Z. Behar Bajri.
3- Z. Astmer Bilali.
Ata janë të zkuzuar për varsjen e z. Fatbardh Lici, ngjarje kriminale e ndodhur në muajin gusht të vitit 2018 në Shkodër.
Z. Safet Bajri u arrestua më 17 shkurt të vitit 2025.
Ata akuzohen për tre vepra penale, konkretisht:
1- “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici.
2- “Grupi i strukturuar kriminal”.
3- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet penale paraprake të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, i cili, lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të tre subjektet kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer vrasjen me armë zjarri të z. Fatbardh Lici (i afërm i z. Ibrahim Lici) në Shkodër më 10 gusht të vitit 2018.
Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që z. Behar Bajri, i bën z. Ibrahim Lici për vrasjen e të njohurit të tij, z. Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij, znj. Silvi Ndoci.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios