top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

APELI I GJYKATËS SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (GJKKO) SHQIPTOI MASËN E SIGURIMIT VETJAK “DETYRIM PARAQITJE” PËR DEPUTETIN SALI BERISHA.

Tiranë, Shqipëri | Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) shqiptoi masën e sigurimit vetjak “detyrim paraqitje”, për deputetin Sali Berisha.

 

Ai duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

 

Për muajin janar të vitit 2025 deputeti Berisha do të duhet të paraqitet në datën 6.

 

Partia Demokratike e Shqipërisë është mobilizuar që po në këtë datë në orën 09:30 të protestojë para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

 

Në mesazhin drejtuar strukturave thuhet se demokratët duhet të protestojnë për të mbështetur të drejtën, që sipas tyre është në anën e deputetit Sali Berisha.

 

Te dashur miq. Ditën e Hënë në ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it si vegël  në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët  politik.


Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, të ligjit dhe së vërtetës që është në anën e kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha… Në ora 9:30 përpara selisë SKAP-it”, thuhet në mesazhin që u është dërguar strukturave të PD-së.

 

Deputeti Sali Berisha tha se do të zbatojë vendimin e Apelit të GJKKO-së që i shqiptoi masën e sigurimit vetjak “detyrim paraqitje”.

 

Avokatët ia përcjellin Strasburgut edhe këtë vendim. Do të paraqitem, sepse Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim.


E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin.


Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani”, tha deputeti Berisha.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page