APLIKACIONI WHATSAPP SJELL NJË VEÇORI TË RE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 12, 2023
- 1 min read

Uashington, SHBA | Aplikacioni WhatsApp solli një veçori të re, e cila është e përqendruar në privatësi për anëtarët e bashkësisë, me qëllim përfshirjen e sa më shumë njerëzve aktivë.
Funksionaliteti i ri lejon përdoruesit të fshehin numrat e tyre të telefonit, kur i bashkohen ndonjë grupi apo bashkësie (komuniteti).
Funksioni i quajtur “privacy number of phone”, është i disponueshëm për të gjithë ata që kanë opsionin beta të aplikacionit në Android dhe iOS. Së afërmi do të jetë i disponueshëm edhe për të tjerë përdorues.
Me këtë ndryshim, përdoruesit mund të marrin pjesë në biseda, dhe të tregojnë reagimet që kanë ndaj mesazheve, duke fshehur emrat dhe numrat e tyre të telefonit, nga anëtarët e tjerë të Bshkësisë (komunitetit).
Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments