“APPLE-1’ DEL NË ANKAND ME VLERËN FILLESTARE PREJ 200 MIJË $ | NJË I NGJASHËM U SHIT 700 MIJË $.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 5, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Një kompjuter i vjetër Apple-1, i krijuar nga Stiv Xhobs (Steve Jobs) dhe Stiv Uoznaik (Steve Wozniak), do të dalë në ankand. Pjesa, e nënshkruar nga Woznaik, është plotësisht funksionale dhe ka një tastierë të integruar. I konceptuar fillimisht si një komplet për të apasionuarit (hobiistët) e elektronikës, ideja ndryshoi kur një pronar dyqani donte njësi të montuara plotësisht. Me kalimin e kohës, Apple-1 luajti një rol kyç në revolucionarizimin e industrisë së kompjuterëve personalë, duke çuar në lindjen e një kompanie shumë miliarda dollarëshe. Me një kasë të ndërtuar me porosi, kompjuteri i nxjerrë në ankand pritet të vlerësohet me çmim fillestar prej rreth 200000 $. Vitin e kaluar, një prototip i ngjashëm u shit për gati 700000 $. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments