APPLE DO TË PREZANTOJË PAJISJEN E RE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 5, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Apple do të prezantojë produktin më të rëndësishëm që prej Apple Watch, konkretisht pajisjen e saj të realitetit të miksuar, prezantim i cili do të ndodhë në konferencën vjetore të zhvilluesve “Worldwide Developers Conference” në Kaliforni, por gjithësesi nuk pritet që pajisja të dalë në shitje menjëherë pas prezantimit të saj në “WWDC”, e cila pritet që të kushtojë afërsisht 3000 $.
Ky prezantim do të konsiderohej si më i bujshëmi i kryer nga Apple ndaj një produkti të saj, që prej prezantimit të “Apple Watch”, në 2015-ën, ndërsa CEO i kompanisë Apple Tim Kuk (Tim Cook), pritet të dalë në konferencë për shtyp, për të folur rreth këtij produkti të ri që kompania Apple e konsideron si të ardhmen e teknologjisë. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
留言