ARABIA SAUDITE DO TË TESTOJË TRENIN E PARË ME HIDROGJEN | MIQËSOR ME MJEDISIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 15, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Arabia Saudite do të testojë trenin e parë të hidrogjenit në Lindjen e Mesme, njoftoi ministri i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman. Testimi fillimisht do të zgjasë një javë, dhe mund të zgjasë për disa muaj.
Trenat e hidrogjenit përdorin qelizat e karburantit, për të gjeneruar energji elektrike, duke emetuar vetëm avujt e ujit si nënprodukt, duke i bërë ato miqësore me mjedisin.
Ato janë veçanërisht të përshtatshme për rajonet ku elektrifikimi i binarëve të trenave është jopraktik.
Për të nxitur adoptimin e trenave të hidrogjenit, infrastruktura për prodhimin dhe shpërndarjen e hidrogjenit, ka nevojë për zhvillim të mëtejshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments