Buenos Aires, Argjentinë | Drejtësia argjentinase ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin e Nikaraguas Daniel Ortega, zëvendësin dhe gruan e tij Rosario Murillo dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë së Managua.
Të gjithë akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në vendin e Amerikës Qendrore.
Masa justifikohet në bazë të parimit të juridiksionit universal, i cili lejon gjykatat argjentinase të gjykojnë fakte të rënda pavarësisht se ku janë kryer.
Procedimi u propozua më 26 gusht nga avokati Darío Richarte dhe një ekip profesorësh dhe studentësh nga Universiteti i Buenos Aires.
Nga dosja e bashkangjitur - e pasuruar me dokumente dhe dëshmi të viktimave - del se diktatori Ortega, bashkëshortja e tij Murillo dhe zyrtarët e tjerë janë përgjegjës për persekutimin politik, vrasjet, zhdukjet me forcë si pjesë e represionit të egër kundër disidencës pas protestave sociale të vitit 2018.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments