top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARGJENTINA NJOFTOI TËRHEQJEN NGA ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË: NUK DO TË LEJOJË QË NJË ORGANIZATË NDËRKOMBËTARE TË NDËRHYJË NË SOVRANITETIN E SAJ AQ MË PAK NË MENAXHIMIN E SHËNDETËSISË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Buenos, Aries, Argjentinë | Argjentina ka njoftuar tërheqjen e saj nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

 

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi presidencial Manuel Adorni.

 

Sipas zëdhënësit, presidenti argjentinas Javier Milei udhëzoi ministrin e Jashtëm Gerardo Werthein të tërheqë anëtarësimin e Argjentinës në OBSH për shkak të ndryshimeve në menaxhimin e shëndetësisë, veçanërisht gjatë pandemisë Covid-19.

 

Zëdhënësi Adorni tha se organizata dhe ish-presidenti Alberto Fernández e kishin çuar vendin në bllokadën më të gjatë në histori dhe mungesën e pavarësisë nga ndikimi politik i disa shteteve.

 

Më tej, zëdhënësi shtoi se Argjentina nuk do të lejojë që një organizatë ndërkombëtare të ndërhyjë në sovranitetin e vendit, aq më pak në menaxhimin e shëndetësisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarii

Evaluat(ă) cu 0 din 5 stele.
Încă nu există evaluări

Adaugă o evaluare
bottom of page