top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARGJENTINË: QEVERIA ULTRALIBERALE E PRESIDENTIT JAVIER MILEI NJOFTOI SOT DEKLASIFIKIMIN E TË GJITHA ARKIVAVE TË INTELIGJENCËS MIDIS VITEVE 1976 DHE 1983 | KUNDËRSHTOHET NUMRI PREJ 30 MIJË ZHDUKJESH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 1 min read

Buenos Aires, Argjentinë | Ndërsa mijëra protestues mblidhen në Sheshin e Majit (Plaza de Mayo) të Buenos Aires-it për të përkujtuar ditën e përkujtimit të krimeve të kryera nga diktatura ushtarake në 49-vjetorin e grushtit të shtetit, qeveria ultraliberale e Javier Mileit njoftoi sot deklasifikimin e të gjitha arkivave të inteligjencës midis viteve 1976 dhe 1983.

 

Njoftimi i qeverisë për deklasifikimin u parapri nga publikimi i një videoje zyrtare që bën thirrje për një rekord të plotë të ngjarjeve të viteve 1970 dhe fillimit të viteve 1980, duke përfshirë krimet e kryera nga guerilët e krahut të majtë.

 

Në video, ideologu ultra-liberal Agustin Laje, një nga këshilltarët më të afërt të presidentit Milei, kundërshton edhe një herë - siç kishte bërë tashmë me rastin e përkujtimit të mëparshëm - shifrën prej 30000 të zhdukurish (desaparecidos) të denoncuar përgjithësisht nga organizata të të drejtave të njeriut si Nënat e Sheshit të Majit (Plaza de Mayo).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentarer

Gitt 0 av 5 stjerner.
Ingen vurderinger ennå

Legg til en vurdering
bottom of page