top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARMËPUSHIMI NË LINDJEN E MESME RA | IZRAELI BOMBARDOI SËRISH RRIPIN E GAZËS PËR SHKAK SE HAMASI NUK DËSHIRON TË LIROJË PENGJET DHE ËSHTË GATI PËR NJË SULM TË RI SI NË 7 TETOR; DISA QINDRA TË VDEKUR.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jeruzalem, Izrael | Kryeministri Benjamin Netanjahu dhe ministri Israel Kac (Katz) kanë udhëzuar IDF-në që të ndërmarrë veprime të forta kundër Hamasit në Rripin e Gazës, pasi organizata terroriste refuzoi në mënyrë të përsëritur të lironte pengjet tanë dhe hodhi poshtë të gjitha propozimet e marra nga i dërguari i SHBA-së Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe ndërmjetësuesit”, njoftoi zyra e kryeministrit Netanjahu.

 

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) aktualisht po synojnë vendet e Hamasit në të gjithë enklavën palestineze me qëllimin për të arritur qëllimet e luftës, duke përfshirë lirimin e të gjithë pengjeve, të gjallë dhe të vdekur.

 

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi tha se sulmet izraelite vranë më shumë se 330 njerëz.

 

Shumë prej viktimave besohet se janë të regjistruara në Kan Junis (Khan Younis). Mes të vdekurve ka edhe disa fëmijë.

 

Sipas mjekëve dhe dëshmitarëve, tre shtëpi në Deir al-Balah, një ndërtesë në qytetin e Gazës dhe objektiva në Rafah dhe Kan Junis (Khan Younis) u goditën.

 

Ministri Kac (Katz) tha se portat e ferrit do të hapen në Gaza dhe se Hamasi do të goditet me forcë të paparë më parë nëse nuk liron të 59 pengjet e mbetura.

 

Sonte ne iu kthyem luftimeve në Gaza në dritën e refuzimit të Hamasit për të liruar pengjet dhe kërcënimeve të tij për të dëmtuar ushtarët e IDF dhe komunitetet izraelite”, tha ministri Kac (Katz).

 

Ne nuk do të ndalemi së luftuari derisa të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi dhe të arrihen të gjitha objektivat e luftës”, shtoi ministri.

 

Ushtria izraelite thotë se sulmet në Gaza vijnë pasi IDF-ja identifikoi përgatitjet e Hamasit për të nisur sulmet ndaj Izraelit ndërsa rigrupohet dhe riarmatoset.

 

Izraeli ka identifikuar lëvizje të pazakonta në Gaza dhe beson se Hamasi po përgatitet për një sulm të ri për të sulmuar kibucët dhe trupat e IDF-së në Rrip.

 

Transmetuesi Çenll 12 (Channel 12) raportoi, duke cituar gjithashtu ministrin Kac (Katz): “Hamasi ka pësuar një goditje të rëndë, por nuk është mposhtur. Ai po përgatitet të kryejë një bastisje të re në Izrael, të ngjashme me atë të 7 tetorit.


Në ditët e fundit jemi informuar se fuqia ushtarake e Hamasit dhe Xhihadit Palestinez është rivendosur, i pari ka 25000 terroristë të armatosur dhe XHP-ja ka mbi 5000”, shkruan anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes.

 

Siç e ka bërë të qartë presidenti Tramp (Trump), Hamasi, Huthitë, Irani dhe të gjithë ata që po përpiqen të terrorizojnë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara do të paguajnë një çmim.


I gjithë ferri do të shpërbëhet. Të gjithë terroristët në Lindjen e Mesme duhet ta marrin seriozisht presidentin kur ai thotë se nuk ka frikë të mbrojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatin tonë Izraelin”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kerolain Levit (Karoline Leavitt).

 

Irani ka denoncuar deklaratat luftarak të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në lidhje me mbështetjen e Teheranit për rebelët Huthi në Jemen, duke paralajmëruar se çdo akt agresioni do të kishte pasoja të rënda për të cilat Uashingtoni duhet të marrë përgjegjësinë e plotë.

 

Dëshiroj të shpreh shqetësimin tim të thellë dhe dënimin pa mëdyshje të deklaratave të fundit luftarake nga zyrtarë të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara, përfshirë presidentin Tramp, të cilët, po përpiqen në mënyrë të dëshpëruar të justifikojnë sulmet e ShBA-ës në Jemen dhe po kërcënojnë haptazi se do të përdorin forcën kundër Iranit”, shkroi ambasadori iranian Amir Saeid Iravani në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 

Presidenti Tramp tha se ai do ta konsideronte Teheranin drejtpërdrejt përgjegjës për çdo sulm të ardhshëm nga rebelët Huthi, të cilët, kanë shënjestruar anijet amerikane dhe të huaja në Detin e Kuq.

 

Rebelët Huthi të Jemenit morën të hënën përgjegjësinë për një sulm të tretë ndaj një grupi aeroplanmbajtës të ShBA-së në 48 orë, duke e quajtur atë si hakmarrje për sulmet e ShBA-ës.

 

Milicitë shiite të mbështetura nga Irani thanë në një postim në Telegram se kishin shënjestruar grupin USS Harry S. Truman me raketa dhe dronë në veri të Detit të Kuq.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page