top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARMËT ME URANIUM TË VARFËRUAR MIDIS POLEMIKAVE DHE STUDIMEVE | ÇFARË JANË?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 17, 2023
  • 2 min read

Londër, Mbretëri e Bashkuar | Asnjë studim nuk ka demonstruar ndonjëherë, lidhjen midis përdorimit të këtyre armëve me uranium të varfëruar, dhe sëmundjeve te veteranët, por, në kohë lufte në Ukrainë debati është ende i ndezur.


Ndër vendimet në favor të Ukrainës pas pushtimit rus, që kanë shkaktuar më shumë diskutime, është ai i disa vendeve për furnizimin e Kievit me municione me uranium të varfëruar.


Çfarë janë?

Këto lloj predhash, prodhohen nga mbetjet nga prodhimi i karburantit për termocentralet atomike, dhe kokat e luftës, për bomba bërthamore.


Ky është një material radioaktiv i ulët, i ricikluar si armë, dhe i shndërruar në predha, duke filluar në vitet 1970, kur Pentagoni i destinoi ato për armët e tankeve Abrams dhe Avenger.


Ky lloj municioni është i aftë të shpojë automjete të blinduara, por, rreziku i tij qëndron në aftësinë e tij ndezëse pas goditjes, një shpërthim, i cili, lëshon grimca uraniumi.


Sipas Londrës (Mbretëria e Bashkuar është ndër ato vende që furnizoi këtë lloj municioni për forcat ukrainase) kërkimet shkencore thonë se ndikimi i predhave në shëndetin personal, dhe mjedisin është ndoshta i ulët, pavarësisht efektivitetit të tyre të lartë, kundër tankeve moderne, dhe automjete të blinduara.


Vetë Mbretëria e Bashkuar - siç njoftohet nga një raport i publikuar nga Koalicioni Ndërkombëtar për Ndalimin e Armëve të Uraniumit (Icbu ), një OJQ që po lufton për një ndalim përfundimtar të armëve me uranium të varfëruar - ka të paktën dy lloje të këtyre armëve në arsenalet e saj, predha të quajtura Charm 1, dhe Charm 2, të cilat, mund të përdoren si municion për topat 120 mm të montuara në Challenger 2, tanke të rënda luftarake standarde të NATO-s.


Pavarësisht polemikave për përdorimin e tyre në konfliktet e kaluara, si në ish-Jugosllavi, Irak dhe Kuvajt, armët kundër mjeteve të blinduara, që përmbajnë uranium të varfëruar, si rrjedhojë edhe bomba apo granata tankesh, aktualisht furnizohen në vende të ndryshme të botës.


Edhe pse disa veteranë të konflikteve të pas Luftës së Ftohtë kanë zhvilluar simptoma, dhe sëmundje, një lidhje e drejtpërdrejtë midis këtij lloji të armës, dhe sëmundjeve, nuk është vërtetuar kurrë shkencërisht. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page