ARMËT PARANORMALE + PSIQIKE | PLANET E CIA-s KUNDËR ISH-BS | MBI KONTROLLIN E MENDJES: PJESA E DYTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 9, 2023
- 5 min read

Nga z. Emanuel Pietrobon. Romë, Itali | Gjatë Luftës së Ftohtë, përplasjes epike për dominimin global të shekullit të njëzetë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik investuan shuma nëntëshifrore në kërkimin dhe zhvillimin e superarmëve jokonvencionale, nga bombat radiologjike, te substancat narkotike, të karakterizuara nga një emërues i përbashkët : truri. SHBA dhe ish-Bashkimi Sovjetik, në kontekstin e garës psikedelike për trurin, kryen eksperimente të paligjshme mbi qeniet njerëzore, rekrutuan shkencëtarë të çmendur, dhe njerëz të besuar të pajisur me perceptime ekstrasensore, me qëllim ndërtimin e armës së përsosur falë sekreteve të mendjes. Një nga programet më ekstreme të epokës së garës së trurit, më shumë brenda se sa jashtë fushës së fantashkencës, ishte sigurisht projekti Stargeit (Stargate). Një projekt i Dia-s, motrës ushtarake të CIA-s, kishte në fokus hetimin e fenomeneve psikike. ORIGJINA E STARGATE. Studiuesit ushtarakë dhe shkencëtarët socialë të Gjermanisë naziste ishin të fiksuar pas arkeologjisë misterioze, kriptozoologjisë dhe pseudoshkencës. Ata kishin hetuar teorinë e Tokës së zbrazët, ishin nisur në gjurmët e çekiçit të Thorit, dhe Gralit të Shenjtë, kishin ngritur njësi brenda kampeve të përqendrimit, në të cilat kryenin eksperimente, mbi manipulimin e mendjes, shoqëruesit e tyre të punës ishin fallxhoret, dhe qenie të ndjeshme. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik u ndërgjegjësuan për fiksimin (obsesionin) e Rajhut të Tretë me të mbinatyrshmen, fill pasi shtinë në dorë Berlinin. Duke mos e konsideruar aspak absurde, dhe duke ngritur respektivisht operacionet Peipërklip (Paperclip) dhe Osoaviakhim, me synimin për të rekrutuar sa më shumë tru të implikuar në programet ushtarake sekrete naziste. Historia do të kishte vërtetuar largpamësinë e Uashingtonit dhe Moskës: shëtitja në hapësirë e z. Juri Gagarin (Yuri Gagarin), dhe ulja në hënë e Apollo 11, do të ishin të paimagjinueshme pa mbështetjen e ish-nazistëve. Dhe po aq të paimagjinueshme, do të kishin qenë programet kërkimore mbi kontrollin e mendjes, dhe aftësitë paranormale, të zhvilluara gjithashtu duke filluar nga kërkimi i Rajhut mbi dy temat, nga të cilat Stargeit (Stargate) ishte sigurisht më e guximshme. Programi MULTRA ka filluar të japë frytet e tij të para, duke pasur parasysh se psikedelikët po e transformojnë në mënyrë efektive protestën e madhe kundër sistemit, në një lëvizje kulturore të bazuar në konsumimin e drogës, dhe seksit të lirë. Shtëpia e Bardhë informohet nga burime lokale, të cilat disa i konsiderojnë jo të besueshme, se Bashkimi Sovjetik po shpenzon afërsisht 60 milionë rubla në vit, për kërkimin dhe zhvillimin e armëve psikike, ose psikotronike, me ndihmën e subjekteve të pajisura me aftësi paranormale. Ndoshta është dezinformim, për të shtyrë Shtetet e Bashkuara, të investojnë kohë dhe burime, në programe të padobishme. Ose ndoshta armët mendore janë e ardhmja e luftës. Kur dyshohet, Dia dhe Cia marrin urdhër nga lart: hetojnë thashethemet, dhe, nëse është e nevojshme, nisin programe kombëtare të të njëjtit lloj. Në vitin 1972, menjëherë pas inaugurimit të programit Skaneit (Scanate) nga CIA, DIA mblodhi së bashku civilë dhe ushtarë, nga fizikantë te psiqikë, brenda atij që më vonë do të bëhej projekti Stargeit (Stargate). Operatorët kanë materiale për të filluar, veçanërisht studimet mbi të ashtuquajturën shikim në distancë të kryer nga parapsikologët Russell Targ dhe Harold Puthoff në Institutin e Kërkimeve Stanford, dhe duhet të kuptojnë nëse pesë shqisat e mendjes janë një mashtrim, apo nëse në vend të kësaj, ato janë një armë e mundshme. Kaosi do të mbretëronte mbi projektin Stargeit (Stargate) që nga fillimi deri në vdekjen e tij, duke e bërë atë një nga dështimet më famëkeqe në historinë e Pentagonit. Kaos sepse stafi është i ndarë në dy kampe, besimtarë dhe skeptikë, besimet e të cilëve ndikojnë në raportet e tyre të vlerësimit. Pragu midis së vërtetës dhe sugjestibilitetit, duket se është shumë i hollë, pothuajse i padukshëm, duke e zhvlerësuar punën hetimore. Ka shumë mashtrues që shfaqen në derën e Stargeitit (Stargate), duke përfshirë një të ri të quajtur Uri Geller, megjithatë, rezultatet e disa eksperimenteve, lënë pa fjalë edhe më dyshuesit. Ashtu si kur, në vitin 1976, një psiqik mundi të gjurmonte pozicionin e një avioni spiun sovjetik, i cili, kishte shpëtuar nga monitorimi nga radarët amerikanë, me anë të shikimit në distancë. Në kulmin e projektit, psiqikët e përfshirë nga Dia, do të jenë më shumë se njëzet: audiencë për të dëgjuar bisedat në dhoma të tjera, shikues për të parashikuar të ardhmen, telekinetikë për të lëvizur objektet me mendje, telepatë për të lexuar mendimet e njerëzve të tjerë, shikues të largët për të lokalizuar objektet/njerëzit në distanca të mëdha, dhe udhëtarët astralë për të testuar përvojat jashtë trupit. Dia ishte e interesuar për hetimin e çdo perceptimi jashtëshqisor.
Një fund i pasigurt? I zbuluar për herë të parë për publikun në vitin 1984, dhe i tallur nga komuniteti shkencor që atëherë, programi i kërkimit të armëve psiqike, më pas hyri në një spirale në rënie të zhvlerësimeve, ricaktimeve dhe riemërimeve. Pasi Pentagoni u tërhoq nga kërkimi në 1985, projekti u kalua nga DIA fillimisht në strukturat private, si Science Applications International Corporation, dhe më pas, në 1995, në CIA. Kjo e fundit, porositi një raport vlerësimi nga Instituti Amerikan për Kërkime (AIR), për të kuptuar nëse hetimet për paranormalen ia vlenin apo jo investimet e mëtejshme, duke vendosur mbylljen e programit, pas opinionit negativ të marrë. Raporti AIR nuk i la CIA-s zgjidhje tjetër veçse të anulonte Stargeitin (Stargate). Për ekzaminuesit, në fakt, eksperimentet e dështuara i tejkaluan shumë rastet e suksesshme, dhe këto të fundit, në disa raste, ishin më se të dyshimta: dyshime për manipulim, paqartësi të përmbajtjes, paqartësi të metodologjisë së studimit të përdorur, asnjë aftësi paranormale e zbuluar në gjendje për të kontribuar efektivisht në një operacion të inteligjencës. CIA mbylli projektin, i cili, u kushtoi paraardhësve të saj gjithsej 20 milionë dollarë, duke e cilësuar atë si një dështim. Pikë. Fund. Jo. Në realitet raporti AIR, i cili, tashmë është në domenin publik, së bashku me dokumentet e Stargeitit (Stargate), nuk kishte dhënë një dënim kaq të rëndë për rezultatet e marra nga Dia. Psikologët, në të vërtetë, zbuluan se “një efekt statistikisht domethënës u vu re në laboratorë, megjithëse nuk është e qartë nëse është demonstruar ekzistenca e një fenomeni paranormal, shikimi në distancë.” Problemet e vërteta, për AIR, ishin të lidhura me metodologjinë - heterodokse dhe anti-shkencore - dhe me zbatueshmërinë ushtarake të fakultetit të supozuar psikik - të konsideruar të kufizuar. Shkurtimisht, raporti i AIR nuk kishte përjashtuar ekzistencën e fakulteteve paranormale a priori, por, përballë pamundësisë së verifikimit të kushteve në të cilat ishin kryer eksperimentet, nuk mund të konfirmonte ekzistencën dhe vlefshmërinë për ushtrinë dhe inteligjencën. Sipas oficerit Xhazëf MekManigëll (Joseph McMoneagle), një nga menaxherët kryesorë të Stargeitit (Stargate), dhe shikuesit në distancë numër 1, projekti do të kishte qenë një sukses, nëse Ushtria do të kishte pasur një qëndrim më të hapur ndaj paranormales. Prandaj, pas mbylljes së projektit, ai filloi të ndërgjegjësojë kolegët dhe publikun e gjerë për fuqitë psiqike, duke botuar katër libra mbi përvojat e tij, dhe frymëzoi penën e gazetarit Xhoun Ransën (Jon Ronson), libri i të cilit, mbi eksperimentet psiqike, të kryera nga United United gjatë Luftës së Ftohtë, shërbeu për realizimin e filmit të famshëm me titull: Burrat që ia ngulin sytë dhive. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments