ARREST NË BURG PËR ALBAN MUÇON (PROKURORIN E RREMË TË SPAK-ut).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 6
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit e përfaqësuar nga gjyqtari Sokol Pina, la në fuqi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” për:
1- Z. Alban Muço, me moshë 49 vjeç.
Ai akuzohet për veprat penale të parashikuara si:
1- “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
2- “Mashtrimi”.
Ai paraqitej në institucione ku paraqitej si prokuror i SPAK-ut (ishte paraqitur pranë agjencisë së Kadastrës në Berat dhe ka kërkuar disa dokumente shtetërore).
Dëshmitarja Osiana Zaimi (drejtoreshë e AShK-së Berat) e priti prokurorin që kërkoi takim në zyrë.
“Jam prokuror i SPAK-ut”, - i tha z. Muço - dhe kam ardhur me porosi të eprorit për të verifikuar denoncimin e një shtetaseje”.
Për këtë arsye, prokurori i rremë ka kërkuar nëse AShK-ja Berat kishte në zotërim apo jo dokumente pronësie të denoncueses.
Drejtoresha Zaimi ka filluar të dyshojë vetëm kur prokurori i rremë i SPAK-ut është larguar nga zyra. Ajo është kujtuar se prokurori i SPAK-ut nuk i kishte paraqitur dokument identifikimi. Ajo nuk kishte dëgjuar asnjëherë se z. Alban Muço ishte prokuror në SPAK.
Prokurori i rremë i SPAK-ut Alban Muço shkoi edhe në Skrapar, sikurse dëshmon një tjetër zyrtar përgjegjës i AShK-së Skrapar, i identifikuar si Florian Mëno.
Z. Mëno u pyet nga prokurori i rremë Alban Muço për pyllin e Bogovës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments