top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ARREST NË BURG PËR PËLLUMB LAMÇEN NGA FSHATI SHEQERAS I MALIQIT: DYSHOHET PËR NGACMIM SEKSUAL NDAJ NJË VAJZE TË MITUR.

Korçë, Shqipëri | Gjykata e Korçës shqiptoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” për z. Pëllumb Lamçe, me moshë 71 vjeç.

 

Ai akuzohet se 3 ditë më parë tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë të mitur, 9 vjeç, në fshatin Sheqeras, të Maliqit.

 

Z. Lamçe doli përpara gjykatës rreth orës 11:00, për tu njohur me masën e sigurimit vetjak.

 

Prokuroria kërkoi që ndaj tij të shqiptohej masa e sigurimit vetjak arrest në burg, për veprën penale marrëdhënie seksuale me të mitur, mbetur në tentativë.

 

Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata z. Lamçe ka shfaqur probleme në të folur, fillimisht ka mohuar akuzën penale të ngritur ndaj tij dhe më pas ka devijuar ligjërimin.

 

Nuk dihet nëse kjo është një lojë e z. Lamçe apo ai ka probleme të shëndetit mendor.

 

Avokati i caktuar kryesisht i kërkoi gjykatës që ndaj tij të shqiptohej një masë më e butë sigurimi nga ajo që kërkoi prokuroria.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Σχόλια

Βαθμολογήθηκε με 0 από 5 αστέρια.
Δεν υπάρχουν ακόμη βαθμολογίες

Προσθέστε μια βαθμολογία
bottom of page