ARREST NË BURG PËR SHOFERIN E AUTOBETONIERES ALEKSANDËR KRRASHI | PROTAGONIST I AKSIDENTIT TRAGJIK AUTOMOBILISTIK KU MBETËN TË VDEKUR 4 VETA | EMRAT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Tiranës shqiptoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” për:
1- Z. Aleksandër Krrashi, me profesion shofer.
Ai akuzohet për veprat penale të:
1- “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
2- “Drejtimi i automjetit në mēnyrë të parregullt”.
3- “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Në dëshminë e tij në gjykatë z. Krrashi deklaroi se tentoi të hapte derën e automjetit por ai shpërtheu në flakë.
“Iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave. Kur makina më goditi nga pas, dola menjëherë dhe tentova të hap dyert.
Makina shpërtheu në flakë dhe ishte e pamundur ta ndihmoja më tej. Mora kontakt me kompaninë dhe kërkova që të sillnin një betoniere me ujë për të shuar flakët.
E njoftova dhe familjen time dhe më pas shkova në shtëpi. Pas ndërrimit të rrobave, bashkë me katër familjarë të mi, shkova në Komisariatin e Kamzës ku dhe u dorëzova”, tha ai në dëshminë e tij.
Para gjykatës së Tiranës përveç tij dolën edhe:
1- Z. Valentin Krrashi, i akuzuar për veprën penale të “Përkrahje e autorit të krimit”.
Ai mohoi ta kishte larguar z. Krrashi nga vendngjarja (me të cilin janë kushurinj) me qëllim që të fshihej. Ai ka thënë se kishte shkuar për ta ndihmuar dhe më pas e ka dorëzuar në komisariatin më të afërt të Policisë së Shtetit.
Përpara gjykatës së Tiranës doli gjithashtu edhe:
1- Z. Danjel Koxhaj, me moshë 34 vjeç, ndaj të cilit u shqiptua masa e sigurimit vetjak “detyrim paraqitje”.
Ai ushtronte funksionin e menaxherit të subjektit beton-prodhues në të cilin ishte i punësuar z. Aleksandër Krrashi.
Sipas akteve proceduriale penale të referuara nga Policia e Shtetit (sektori rrugor) shoferi i autobetonieres nuk ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit, ndërkohë që para përplasjes vdekjeprurëse kishte ndaluar në rrugë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.
Viktima të aksidentit tragjik që ngjau në Fushë-Prezë mbetën:
1- Z. Enejd Laçi.
2- Z. Erind Laçi.
3- Z. Andi Laçi.
4- Z. Enrikejd Kurti.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント