Shkodër, Shqipëri | Z. Arsen Beqiri, me moshë 24 vjeç, mbeti i plagosur në këmbë.
Ai shkoi vetë në spital me plumb në këmbë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Strukturat vendore të Policisë së Shtetit po punojnë për kapjen e dorasit. Plagosja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”.
Njoftim | Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments