top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARTË; GREQI: PRIFTI ORTODOKS U DËNUA ME NËNTË VJET BURG PËR PËRDHUNIMIN DHE JOSHJEN E NJË MITURI | DËNIMIN PENAL DO TA KRYEJË NË SHTËPINË E TIJ PËR SHKAK TË MOSHËS SË THYER 72-VJEÇARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10
  • 1 min read

Janinë, Greqi | Gjykata e Përzier e Apelit të Janinës ka dënuar me nëntë vjet heqje lirie një prift 72-vjeçar nga një fshat i Artës për joshje dhe përdhunim të një të mituri.

 

Prifti do ta kryejë dënimin në shtëpinë e tij për shkak të moshës.

 

Siç raporton epiruspost.gr , fëmija kishte denoncuar se ishte abuzuar seksualisht nga prifti në moshën shtatë vjeçare dhe kjo zgjati për shtatë vite radhazi.

 

Çështja penale mbërriti në prokurori pas një denoncimi të dajës së fëmijës, në vitin 2015, kur vogëlushja kishte mbushur 14 vjeç.

 

Çështja u shqyrtua fillimisht nga Gjykata e Përzier e Prevezës, e cila, me mazhorancë e shpalli të pafajshëm priftin për dyshime.

 

Prokurori bëri ankim, por çështja nuk u shqyrtua në themel nga Gjykata e Bashkuar e Apelit, pasi gjykata e gjeti ankimimin e prokurorit tërësisht të pabazuar.

 

Mirëpo në Gjykatën e Lartë u bë ankim dhe çështja u kthye në Gjykatën e Përzier të Apelit, e cila, vendosi në themel.

 

Prifti 72-vjeçar u dënua njëzëri.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page