ASPARTAMJA | CILI ËSHTË KANCEROGJENI I MUNDSHËM QË GJENDET KUDO NËPËR USHQIME?
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 7, 2023
- 3 min read
Ëmbëlsuesit artificialë mund të gjenden në pije pa sheqer, çamçakëz, kos dhe ushqime të tjera. Foto: Alexander Grey / Unsplash. Koka dietike rendit aspartamin si një përbërës. Teli Mok/PA.

Tiranë, Shqipëri | Agjencia e lajmeve Rojters “Reuters”, ka raportuar se ëmbëlsuesi popullor mund të etiketohet si rrezik për kancer, edhe pse në mediat që botojnë materiale me karakter konspirativ, ky dyshim është trumbetuar fuqishëm. Aspartamja, një ëmbëltues artificial i gjetur në shumë ushqime të njohura dhe pije me gaz, mund të klasifikohet si “ndoshta kancerogjen”. Sipas mediave ndërkombëtare, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) – krahu i kërkimit të kancerit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë – do ta vendosë për herë të parë këtë etiketë në aspartame muajin e ardhshëm. Megjithatë, një markë e tillë ka shkaktuar konfuzion në të kaluarën, pasi nuk është menjëherë e qartë nëse rreziku për shëndetin e njeriut është i vogël apo thelbësor. Pra, çfarë është aspartamja, dhe cilat janë rreziqet? Në çfarë gjendet aspartami dhe si krahasohet me sheqerin? Aspartamja u zbulua nga kimisti amerikan, Xheims Shlater (James Schlatter), në vitin 1965, dhe u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së në 1974. Është popullore sepse është rreth 200 herë më i ëmbël se sheqeri standard, por nuk ka kalori. Fushatat ndërgjegjësuese mbi pasojat negative shëndetësore të sheqerit, dhe taksat mbi përdorimin e tij gjatë dekadave të fundit, kanë çuar në përdorimin masiv të ëmbëltuesve artificialë si aspartamja. Sot renditet si një përbërës në një varg pijesh dietike, ose pa sheqer, si në çamçakëz, kos, në Diet Coke; Dietë Pepsi; dhe Pepsi Max. Por përdoret në mijëra artikuj ushqimorë, duke përfshirë ëmbëlsirat, dhe pikat e kollës pa sheqer. Përdoret gjithashtu për të përmirësuar shijen e ushqimeve të konservuara dhe pijeve pluhur. A është i sigurt aspartamja? Aspartamja përdoret në të gjithë globin. Autoritetet nga të paktën 90 vende si Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Danimarka, Zelanda e Re dhe Australia thonë se është e sigurt për konsum njerëzor. Sipas agjencisë së lajmeve Rojters (Reuters), Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave deklaron se marrja e pranueshme ditore është 50 miligramë për kilogram peshë trupore në ditë, me organin rregullator të Evropës që rekomandon 40 mg/kg/ditë. Në varësi të përbërësve, kjo do të thotë se dikush që peshon 60 kg, do të duhet të pijë dhjetëra kanaçe në ditë për të arritur kufij të tillë. Pse aspartamja po klasifikohet potencialisht si kancerogjene? Pavarësisht miratimit të saj për përdorim, ka pasur një debat prej kohësh për ëmbëltuesin. Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) ka kryer një vlerësim të madh të sigurisë që përfshin 1300 studime dhe lidhjet e tij të mundshme me kancerin. Ajo përdor katër klasifikime:
Grupi 1: Kancerogjen për njerëzit.
Grupi 2A: Ndoshta kancerogjen për njerëzit.
Grupi 2B: Mundësisht kancerogjen për njerëzit.
Grupi 3: I pa klasifikuar. Agjencia e lajmeve Rojters (Reuters) raportoi se ëmbëlsuesi pritet të bjerë në kategorinë e tretë, e cila është në skajin e poshtëm të shkallës. Por etiketimi mund të shkaktojë konfuzion, pasi nuk merr parasysh se sa nga një produkt mund të konsumojë një person në mënyrë të sigurt. Kjo këshillë zakonisht vjen nga Organizata e Përbashkët Botërore e Shëndetësisë, dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e “Komitetit të Ekspertëve për Aditivët e Ushqimit” në bashkëpunim me rregullatorët kombëtarë. Çfarë tjetër thonë autoritetet për ëmbëlsuesit? Pavarësisht se shpesh etiketohet si 'dietë', Organizata Botërore e Shëndetësisë në maj tha se produkti me ëmbëlsues artificialë nuk i ndihmon njerëzit të kontrollojnë peshën e tyre. Studiuesit ekzaminuan të dhënat nga shumë studime, dhe thanë se konsumi i ëmbëlsuesve pa sheqer, ka qenë i lidhur me rritjen e numrit të njerëzve që janë mbipeshë ose obezë, dhe rrit diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, kancerin, dhe prishjen e dhëmbëve. Çfarë ndodh më pas? Raporti – së bashku me vendimin e komitetit të veçantë të ekspertëve për aditivët ushqimorë – pritet të publikohet më 14 korrik, tha Rojters (Reuters), dhe ne do të mësojmë më shumë më pas. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comentarios