ASTRONAUTËT KINEZË U KËTHYEN NË PLANETIN TOKË PAS 154 DITËSH QËNDRIMI NË ORBITË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 1, 2023
- 1 min read

Pekin, Kinë | Tre astronautët kinezë Jing Haipeng, Zhu Yangzhu dhe Gui Haichao, të cilët kaluan 154 ditë në orbitë, në Stacionin Hapësinor kinez Tiangong, janë kthyer në Tokë.
Ata zbarkuan në shkretëtirën e Gobit dhe janë në “shëndet të shkëlqyer” sipas asaj që sigurojnë ekspertët.
“Misioni i fluturimit të drejtuar Shenzhou-16 është përfunduar me sukses.”
Gjatë qëndrimit të tyre të gjatë në hapësirë, tre astronautët kryen eksperimente shkencore, dhe kryen një shëtitje hapësinore, që zgjati gati 8 orë.
Javën e kaluar ata u zëvendësuan nga ekipi i misionit Shenzhou-17.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments