top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ATHINË: AEROPLANMBAJTËSJA FRANCEZE CHARLES DE GAULLE U BREGËZUA NË GJIRIN E FALIROS | KA 1800 VETA PERSONEL; 22 AVIONË LUFTARAKË RAFALE NË KUVERTËN E SAJ + AVIONË TË MBIKËQYRJES DETARE + HELIKOPTERË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 12
  • 1 min read

Athinë, Greqi | Aeroplanmbajtësja franceze Karl dë Gol (Charles de Gaulle), është ankoruar në gjirin jugor të Faliros, të Athinës, pasi ka marrë pjesë në stërvitje të përbashkët me Marinën Greke dhe Forcat Ajrore në Egje.

 

Pritet që ta vizitojë Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë (GEETHA), gjenerali Dimitris hupis (Houpis), së bashku me ambasadoren franceze Laurence Auer dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të marinës greke, zëvendësadmiralin Dimitrios-Eleftherios Kataras.

 

Aeroplanmbajtësja ka 1800 personel, 22 avionë luftarakë Rafale në kuvertën e saj, avionë të mbikëqyrjes detare dhe helikopterë.

 

Ndërkohë, ministri francez i mbrojtjes Sebastien Lecornu pritet në Athinë më 14 prill të vitit 2025 për bisedime të zgjeruara me homologun e tij grek Nikos Dendias.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page