top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ATHINË | U ARRESTUAN: MARJOL BARDHI; ALEKSI MUSKAJ; LAURETA BASHARI: AKUZOHEN PËR SHFRYTËZIM FEMRASH PËR PROSTITUCION.

Athinë, Greqi | Strukturat e Policisë greke çmontuan një gup të strukturuar kriminal, anëtarët e të cilit, shfrytëzonin femra për prostitucion në shtëpi publike, në zonën e Metaksurgios, në Athinë.


U arrestuan shumë veta.

 

Të akuzuarit kishin krijuar një grup kriminal, me role të dallueshme, dhe shfrytëzonin femrat për prostitucion në shtëpitë publike në zonën e Metaksurgio-s, duke përfituar nga një pjesë e të ardhurave.

 

Madje, për t’i shërbyer qëllimit të tyre, ata kishin marrë me qira ndërtesa të ndryshme, në të cilat funksiononin shtëpitë publike.

 

Pronat në të cilat vepronin shtëpitë publike jepeshin me qira nga një anëtar i grupit kriminal, ndërsa anëtarët e tjerë ishin përgjegjës për ruajtjen/mbrojtjen e objekteve dhe mbikëqyrjen e femrave.

 

Në kuadër të operacionit policor, u kryen kontrolle të njëkohshme në 7 shtëpi publike, një minimarket, një kompani makinash me qira si dhe në një shtëpi.

 

Gjatë operacionit policor u arrestuan:

1- Z. Marjol Bardhi, me moshë 36 vjeç.

2- Z. Aleksi Muskaj, me moshë 35 vjeç.

3- Znj. Laureta Bashari, me moshë 52 vjeçe.

4- Një qytatar bullgar.

5- Një qytetare gjermane.

6- Një rumune.

 

Në kërkim policor u shpallën:

1- Z. Myfit Ademi, me moshë 36 vjeç.

2- Z. Fatjon Gjerani, me moshë 42 vjeç.

 

Gjatë kontrolleve në shtëpitë publike, u gjetën:

1- Dy vajza shqiptare të moshës 20 dhe 29 vjeçe.

2- Një qytetare greke.

3- Një qytetare rumune.

3- Një qytetare gjeorgjiane.

4- Dy qytetare moldave.

5- Një qytetare nigeriane, të gjitha me moshë nga 31 - 58 vjeçe.

 

U sekuestruan:

1- Dy makina regjistrimi dhe kamera vëzhgimi të ambienteve të shtëpive publike.

2- Katër celularë.

3- Shënime të shkruara me dorë, të cilat i referohen - sipas rastit - grave të ekstraduara, personelit të bordellos, numrave të takimeve seksuale për turn si dhe ndarjes së të ardhurave nga prostitucioni ndërmjet stafit.

 

Grave të shfrytëzuara seksualisht iu ofrua ndihmë dhe mbrojtje nga Nëndrejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Trafikimit të Njerëzve.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page