AUTORITETET BRITANIKE SHQIPTUAN DËNIME PENALE KUNDËR 3 QYTETARËVE BULLGARË | KATRIN IVANOVA + VANIA (VANYA) GABEROVA + TIHOMIR IVANÇEV (IVANCHEV); U AKUZUAN SE ISHIN SPIUNË RUSË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 7
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Tre shtetas bullgarë, që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithashtu aktivë në vende të tjera evropiane, janë shpallur fajtorë për spiunazh për Rusinë nga një gjykatë britanike për veprimet e kryera midis viteve 2020 dhe 2023.
Katrin Ivanova, 33, Vania (Vanya) Gaberova, 30 dhe Tihomir Ivançev (Ivanchev), 39, të gjithë nga Londra.
Bashkatdhetarët Orlin Roussev, 47 vjeç dhe Biser Dzhambazov, 43 vjeç, kishin pranuar tashmë krimet e spiunazhit, ashtu si edhe i pandehuri i gjashtë, Ivan Stojanov (Stoyanov), 34 vjeç, dënimi i të cilit u shpall sot.
Sipas gjykatës britanike, të dënuarit kishin spiunuar, ndër të tjera, z. Kristo (Christo) Grozev, një gazetar bullgar anti-Kremlin dhe z. Roman Dobrokhotov, një gazetar dhe disident rus që u strehua në Mbretëri, ku themeloi uebsajtin “The Insider”.
Gjatë gjyqit, prokurorja Ellison (Alison) Morgan tha se celula e spiunazhit ishte e sofistikuar në metodologjinë e saj; kryente mbikëqyrje të individëve dhe vendndodhjeve; krijoi dhe përdorte identitete të rreme; dhe përdorte teknologji të avancuar për të marrë inteligjencë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments