top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUTORITETET GREKE TË HETIMIT PENAL KANË SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR TË AKUZUARIN SI HAJDUT MAKINASH AMARILD MUKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 22
  • 2 min read

Athinë, Greqi | Autoritetet greke të hetimit penal kanë shpallur në kërkim policor:

1- Z. Amarild Muka, me moshë 41 vjeç, nga Tirana.

 

Ai akuzohet si autor i vjedhjes së 7 automjeteve luksoze dhe tentativës për të vjedhur një tjetër automjet. Vlera e automjeteve të vjedhura është afërsisht 400000 €.

 

Policia greke ka zbardhur veprimtarinë kriminale të z. Amarild Muka prej muajit janar të vitit 2022.

 

Për vjedhjen e automjeteve luksoze ai përdorte dy mënyra.

Duke arritur të marrë çelësat nga vendi ku ishin varur në parkime private.

Duke u shtirur si i afërm i pronarit të automjetit dhe duke marrë në mirëbesim çelësat e automjetit nga rojet e parkingjeve.

 

AUTOMJETET E VJEDHURA:

1- 09.01.2022 - Në parkingun “Alkiviadou 90 Garage” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” C180 me targa ANP-3736 në pronësi të grekut R. R.

 

2- 02.09.2023 - Në parkingun “Xentea” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Porsche” Cayenne me targa IHO-3030, me vlerë 50.000 euro, në pronësi të grekut E. L.

 

3- 20.10.2023 - Në parkingun “Akrokeramos A. E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” ML 350 me targa IMH-9983, me vlerë 22.000 euro, në pronësi të grekut K. Z.

 

4- 25.10.2023 - Në parkingun “Unitpark” në Athinë, ka vjedhur mjetin “BMW” X5 me targa BKH-3931, me vlerë 80.000 euro, në pronësi të grekut A. K.

 

5- 24.12.2023 - Në parkingun “Parking Safe Monoprosopi i K E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa AB777VD, në pronësi të shqiptarit V. Dh.

 

6- 03.02.2024 - Në parkingun “ParkingLand” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa PMB7369, në pronësi të grekes B. T.

 

7- 23.03.2024 - Në parkingun “Leounakis Xaralampos” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Lexus” me targa XZA-1182, në pronësi të një firme dhe i marë me qira nga grekja G. X.

 

8- 29.04.2024 - Në parkingun “Akrokeramos A. E”, në Athinë, ka tentuar të vjedhë mjetin “BMW” 316 me targë të panjohur.

 

Amarild Muka rezulton i arrestuar në Tiranë në mars të viti 2012 për vjedhje në bashkëpunim të një ore dore dhe një celulari.

 

Në muajin maj të vitit 2017 ai u arrestua në aksin rrugor “Mamurras-Laç”, pasi u kap duke drejtuar një mjet “Mercedes-Benz”, të cilin, e kishte vjedhur në Tiranë, ku kishte marrë edhe 600 € e 12000 lekë.

 

Në muajin nëntor të vitit 2017 u arrestua në Kamëz, me një armë zjarri të shkurtër (pistoletë) me zhurmëmbytës (silenciator) pa leje.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page