top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

AUTORITETET ITALIANE DËBUAN IMAMIN E BOLONJËS DUKE PRETENDUAR SE ISHTE MBËSHTETËS I HAMASIT | MASA PËR ARSYE TË SIGURISË SHTETËRORE.

Bolonjë, Itali | Pakistanezi Zulfikar (Zulfiqar) Khan, imam i xhamisë në rrugën Jakopo di Paolo (via Jacopo di Paolo), në Bolonja, u dërgua në stacionin e policisë për t'u dëbuar.

 

Lajmi u dha në një deklaratë për shtyp në të cilën mbrojtësi i tij, Françesko (Francesco) Murru foli për kthimin në një shtet policor dhe ndjekjen penale të krimeve të opinionit.

 

Ministri i Brendshëm, i Republikës së Italisë, Matteo Piantedosi, nënshkroi një dekret largimi nga territori italian për arsye të sigurisë shtetërore.

 

Kumtohet se z. Zulfikar (Zulfiqar) shprehte një vizion fundamentalist të konceptit të xhihadit, dhe, ndër të tjera, lartësoi martirizimin dhe veprën e muxhahidinëve në konfliktin izraelito-palestinez, duke pretenduar mbështetje për Hamasin.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ความคิดเห็น

ได้รับ 0 เต็ม 5 ดาว
ยังไม่มีการให้คะแนน

ให้คะแนน
bottom of page