AUTORITETET ITALIANE TË HETIMIT PENAL AKUZOJNË LEONARD SHEHUN SE VRAU NË BANESË QYTETARIN ITALIAN ROBERTO BASO (BASSO) PËR VJEDHJEN E PRONËS | GJYKATA I SHQIPTOI MASËN E SIGURIMIT “ARREST NË BURG”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 27
- 1 min read

Jesolo, Venecia, Itali | Autoritetet italiane të hetimit penal arrestuan pas 11 muajsh hetimesh penale paraprake:
1- Z. Leonard Shehu, me moshë 36 vjeç.
Ai akuzohet se vrau me mjet prerës z. Roberto Baso (Basso), qytetar italian, me moshë 65 vjeç, i punësuar si shitës duhani.
Vrasja e tij ngjau më 5 mars të vitit 2024 në Jesolo, të Italisë, në banesën e të ndjerit.
Autoritetet italiane kanë dalë në konkluzionin gjyqësor se vrasja e z. Baso u krye për motive që lidheshin me vjedhjen e pronës së tij.
Në vendin e ngjarjes kriminale janë gjetur gjurmë të ADN-së së z. Shehu.
Kumtohet se z. Shehu është mbajtur në përgjim ambiental. Kumtohet se ai i ka kërkuar bashkëshortes që të deklaronte një alibi në lidhje me të.
Prokurori Xhovani (Giovanni) Zorzi i komunikoi z. Shehu akuzën penale të parashikuar si “vrasje me dashje”.
Gjykata vendore shqiptoi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments