top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUTORITETET MEKSIKANE TË ZBATIMIT TË LIGJIT ÇMONTUAN 464 KAMERA TË PALIGJSHME NË SINALOA TË CILAT PËRDORESHIN NGA KRIMI I ORGANIZUAR PËR SURVEJIME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 25
  • 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Kabineti i Sigurisë së Meksikës raportoi se në Kuliakan, kryeqyteti i shtetit të Sinaloa-s, oficerët e zbatimit të ligjit hoqën 464 kamera që ishin instaluar ilegalisht në zona të ndryshme të qytetit.

 

Aksionet u koordinuan gjatë katër ditëve nga Ministria e Mbrojtjes, Garda Kombëtare, Ministria e Marinës dhe Prokuroria, të cilat, raportuan se pajisjet po përdoreshin nga krimi i organizuar për të monitoruar veprimet e autoriteteve, duke penguar kështu operacionet e sigurisë.

 

Guvernatori i shtetit Sinaloa, Rubén Roka (Rocha) konfirmoi se një hetim penal është nisur për të identifikuar personat përgjegjës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page