top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUTORITETET POLAKE DORËZUAN TE AUTORITETET E KIEVIT PROPAGANDISTIN RUS KIRILO MOLÇANOV (KYRYLO MOLCHANOV) | AI ËSHTË AGJENT I DYFISHTË RUS; I FSB-së DHE I SVR-së.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 1
  • 1 min read

Varashavë, Poloni | Autoritetet polake dorëzuan te autoritetet e Kievit propagandistin Kirilo Molçanov (Kyrylo Molchanov).

 

Ai konsiderohet agjent rus dhe ekspert politik nga grupi mediatik i z. Viktor Medvedçuk (Medvedchuk), i cili ka një vajzë, kumbar i së cilës është presidenti rus Vladimir Putin.

 

Ai u dorëzua të autoritetet e Ukrainës me kërkesë të Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës (SSU), i pari rast i tillë që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës.

 

Z. Medvedçuk (Medvedchuk) është biznesmen ukrainas dhe politikan pro-rus.

 

Ai u ndalua fillimisht në Poloni dhe tani ndodhet në një nga qendrat e paraburgimit të Kievit. Rasti përfshin një ekspert politik nga grupi mediatik i Viktor Medvedçukut (Medvedchuk), i cili dyshohet për tradhti”, tha SSU-ja.

 

Ai u rekrutua dhe punonte njëkohësisht për dy agjenci të inteligjencës të shtetit agresor rus; për FSB-në dhe Inteligjencën e Jashtme të Rusisë.

 

Nën udhëzimet e rusëve, ai ishte i angazhuar në diskreditimin e Ukrainës në skenën ndërkombëtare dhe destabilizimin e situatës në vendet partnere.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page