AXIOS: RAUNDI TJETËR I BISEDIMEVE BËRTHAMORE MES SHBA-ës DHE IRANIT DO TË MBAHET NË ROMË (TË SHTUNËN).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 3 min read

Uashington, Amerikë | Raundi i katërt i bisedimeve bërthamore ShBA-Iran është planifikuar të zhvillohet në Romë të Italisë, të shtunën më 3 maj.
Kështu shkruan në një mesazh të publikuar në rrjetin social virtual Iks (X) z. Barak Ravid, gazetar i entit mediatik “Axios”, duke cituar dy burime të njohura me faktet.
Raundi i tretë i bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i mbajtur në Muskat (Muscat) të Omanit, të shtunën, më 26 prill, zgjati më shumë se katër orë dhe u lejoi palëve të bënin përparim të mëtejshëm drejt arritjes së një marrëveshjeje mbi programin bërthamor të Teheranit.
Gazetari i “Axios”, Barak Ravid, e shkroi këtë në rrjetin social vcirtual Iks (X), duke cituar një burim qeveritar amerikan, i cili, i përcaktoi bisedimet e sotme si të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, pozitive dhe produktive.
“Ka ende shumë për të bërë, por është bërë përparim i mëtejshëm drejt arritjes së një marrëveshjeje. Ne kemi rënë dakord të takohemi përsëri së shpejti, në Evropë, dhe i falënderojmë partnerët tanë omanë për lehtësimin e bisedimeve”, tha zyrtari i lartë amerikan.
Atmosfera e bisedimeve të së shtunës ishte mjaft serioze dhe gradualisht hymë në disa diskutime më të ndjeshme.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi) bëri njoftimin, cituar nga agjencia e lajmeve “SNN”, duke shtuar se palët këmbyen mendimet e tyre me shkrim disa herë, gjë që tregon një përpjekje për të arritur një marrëveshje në disa fusha.
Megjithatë, z. Aragçi (Araghchi) theksoi se ka ende dallime të rëndësishme për çështje të rëndësishme me ShBA-ës.
Ky raund takimesh përfshinte gjithashtu diskutime ndërmjet ekspertëve dhe teknikëve.
Sipas agjencisë së lajmeve “IRNA”, ekipi i ekspertëve nga Republika Islamike udhëhiqej nga z. Majid Takht Ravanchi, zv/shefi i Çështjeve Politike dhe nga z. Kazem Gharibabadi, zv/shefi i Çështjeve Ligjore dhe Ndërkombëtare të ministrit Aragçi (Araghchi).
Z. Majkll (Michael) Anton ishte ai që drejtoi ekipin e ekspertëve amerikanë.
“Të shtunën, për herë të parë, ekspertë ekonomikë ishin të pranishëm së bashku me ekipin negociator dhe kjo ndihmoi për të parë më nga afër dimensionet ekonomike të bisedimeve”, theksoi diplomati iranian.
“Të dyja palët kanë treguar gatishmërinë e tyre për të arritur një rezultat, por vullneti i vetëm nuk garanton suksesin e negociatave”, tha minsitri Aragçi (Araghchi), duke njoftuar gjithashtu se një ekspert nga Organizata e Energjisë Atomike të Iranit do t'i bashkohet raundit tjetër të bisedimeve.
Ministri Aragçi (Araghchi), së bashku me të dërguarin presidencial të ShBA-ës për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof (Steve Witkoff), kryesuan raundin e tretë të bisedimeve në Muskat, të ndërmjetësuar nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi.
Ky i fundit zbuloi në një postim në rrjetin social virtual Iks (X) se bisedimet theksuan një aspiratë të përbashkët për të arritur një marrëveshje të bazuar në respektin reciprok dhe angazhimet e qëndrueshme.
“Parimet bazë, objektivat dhe shqetësimet u trajtuan nga pikëpamja teknike. Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme me një takim të mëtejshëm të nivelit të lartë, i planifikuar paraprakisht për në 3 maj”, shpjegoi ministri i Omanit Albusaidi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments